Floida Kërpaçi; Projekti “Të Rinjtë dhe të Rejat drejt një Profesioni”

603
Sot, në Bashkinë e Tiranës:
Projekti “Të Rinjtë dhe të Rejat drejt një Profesioni”. Punësimi i të rinjve, është një nga sfidat më të mëdha, me të cilat po përballet e gjithë shoqëria Shqiptare. Projekti “Të Rinjtë dhe të Rejat drejt një Profesioni”, është një program, i cili krijon më shumë shanse për të rinjtë. Nëpërmjet intershipeve, i jep mundësinë të rinjve për të kryer praktikën pranë një ndërmarrjeje publike ose private duke i aftësuar, por edhe duke i përgatitur për në tregun e punës.

Ky projekt synon të ulë papunesinë, duke mbështetur:

• Të rinjtë dhe të rejat me aftësi të kufizuara, 
• Të rinjtë dhe të rejat të aftë për punë të familjeve që përfshihen në skemën e ndihmës ekonomike dhe grupeve të tjera të disavantazhuara.
• Të rinjtë dhe të rejat që kanë mbaruar shkollën me rezultate të larta.
• Të rinjtë dhe të rejat banore të Bashkisë së Tiranës.
• Të rinjtë dhe të rejat të papunë që nuk u përkasin kategorive si më lartë.

Ndjehem mirë për këtë projekt, që i jep shansin më shumë të rinjve për t’u përshtatur me tregun e punës, është një fillim i mbarë, por sfida jonë është ta 5-fishojmë, numrin e të rinjve përfitues!

I bëj thirrje çdo të riu, të na kontaktojnë për çdo paqartësi.

Çdo ditë në shërbim të të rinjve, qytetarëve dhe familjeve Shqiptare!
Sigal