Floida Kërpaçi: “LSI, partia e vetme në politikë që fuqizon të rinjtë”

478
Fjalimi i plotë i Kryetares së LRI, Floida Kërpaçi gjatë takimit të Lëvizjes Rinore për Integrim në pallatin e sportit”Asllan Rusi”.

Përshëndetje familja ime e madhe,forumi i emocioneve dhe motorri i ndryshimeve në Shqipëri.Përshëndetje Lëvizja Rinore për Integrim.

Unë dua t’iu falenderoj nga zemra për punën e palodhur që ju bëni përditë, në perceptimin e frymës dhe mesazhit të LSI te bashkëmoshatarët tuaj, në komunitetet tuaja dhe angazhimit aktiv që ju keni ndërrmarë për të qenë pjesë e partisë së vetme politike në vend që fuqizon të rinjtë.

Bashkimi i rinisë shqiptare pranë Lëvizjes Rinore për Integrim është një mesazh i fortë për të gjithë se rinia shqiptare nuk do të tolerojë askënd të mbajë peng të ardhmen e saj.Ne jemi më të bashkuar se kurrë dhe zgjedhjet e vitit 2017 do të jenë historike sepse nga këto zgjedhje rinia do të zëvendësojë në parlament politikanë të vjetër, të kalbur e të kriminalizuar.

Ne, brezi i 2017, nuk do të pranojmë kurrsesi t’i dorëzojmë fatin e jetës tonë atyre që nuk e dinë çdo me thënë i varfër në mundësi,çdo me thënë i varfër në shanse për arsim, çdo me thënë i ri që nuk ke mundësi të jetosh rininë.

Ne jemi sot të gjithë bashkë për të thënë me zërin lartë se Rinia e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jetë muri më i lartë dhe arma më e ftohtë për të gjithë ata që mendojnë se qeveria,pushteti,e ardhmja,Shqipëria është pronë private dhe njerëzit që jetojnë në varfëri, në pamundësi,në papunësi, duhet të pritet derisa të bëhet shtet.

Rinia vjen vetëm njëherë, ndaj dhe nuk ka më kohë për të pritur.

Ne duhet të krijojmë një shans për të gjithë.Një shans për tu punësuar në një vend të mirëpaguar në mënyrë që rinia shqiptare të jetë ekonominë e nevojshme për të përballuar kostot e jetesës të cilat sa vijnë e rriten, ndërkohë që të ardhurat dhe ekonomia sa vjen e ulet.

Një shans për të marrë një arsimim cilësor, nga mësues të aftë e të kualifikuar në shkolla që kanë kushtet e nevojshme për të ofruar më shumë përkujdesje për fëmijët dhe të rinjtë e vendit.

Dhe ne duhet të krijojmë shansin e madh për të rritur nivelin e jetesës së familjeve tona dhe standardin e vendit tonë përgjatë rrugëtimit tonë në Bashkimin Europian.

Ne kemi një alternativë! Ne kemi zgjidhjen që do të krijojë një shans për të gjithë.

Plani jonë i arsimit, do të ringrejë në themel sistemin tonë arsimor, nisur nga çerdhet,kopshtet,shkollat,gjimnazet dhe universitetet.

Plani ynë do të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies që do të marri rinia shqiptare dhe do të rindertojë infrastrukturën e shkollave që po bien përtokë

Do të rrisim cilësinë e mësimdhënies duke i ndihmuar mësueset me trajnime dhe kualifikimet e nevojshme dhe të vendosim tekste dhe kurrikula bashkëkohore dhe të certifikuara.

Ne do të ulim koston e arsimit në Shqipëri, që arsimi të mos jetë më luks apo domosdoshmëri për të marrë diplomë, por një e drejtë e çdo individi për të përmirësuar veten e për të konkurruar në egërsinë e tregut të punës me dije!

Ne kemi një Projekt Strategjik për Punësimin e Rinisë i cili do të krijojë vende pune të mirëpaguara ku rinisë do t’i jepet përparësi për tu punësuar në vende pune të sigurta, ku nuk ke nevojë të paguash rryfshet për të fituar vendin e punës ku të mos jesh i kërcënuar se do të ikësh sa herë ndryshon pushteti apo të merr inat punëdhënësi e mbi të gjitha do t’i japim shansin rinisë shqiptare të mos jetë e detyruar të shesi dinjitetin e saj për lëmoshat që i kanë dhënë deri tani qeveritarët që në media janë vizionare e në fakt nuk bëjnë asgjë për rininë.

Lëvizja Rinore për Integrim do ta bëjë rininë shqiptare më të fortë.
Për arsimin që nuk është sa duhet!
Për tarifat e larta të arsimit që nuk lejojnë të rinjtë të shkollohen!
Për 300.000 vende punet e punës që nuk u hapën!
Për gratë, nënat dhe vajzat e rejatë braktisura nga politika!
Alternativa jonë politike,programi jonë politik është shumë i qartë ,shumë i plotë dhe profesional sepse është punuar nga ekspertët më të mirë të fushës, shqiptare dhe të huaj.
Tani kemi vetëm një detyrë!
Të shkojmë te çdo i ri, te çdo e re, te çdo prind, nënë e re apo baba, për ti treguar planit tonë, vizionit tonë për Shqipërinë që do ofrojë Një shans për Rininë në mënyrë që pas 18 qershorit të jetë rinia ajo që do të marri drejtimin e vendit! Unë kam besim te ekipi i LRI.
Sigal