Floida Kërpaçi: Edi Rama është e keqja e këtij vendi duhet të largohet njëherë e përgjithmonë

606
Deklarata e Deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi para kryeministrisë
Jemi live përpara kryeministrisë për të bërë një deklaratë mbi protestën që u zhvillua sot, në fakt ajo që ndodhi ishte një skenë e shëmtuar ku mbasi u përfundua protesta e të rinjve të LRI-së dhe të FRPD-së, mbasi vendosëm traun te kryeministri për ti treguar dhe njëherë se ai nuk mund të bëjë çfarë të dojë me qytetarët shqiptarë të rinjve iu morën kartat e identitetit nga policia për ti proceduar. Në atë moment unë si Kryetare e LRI por edhe si deputete përfaqësuese e rinisë në parlament nuk mund të lejoja që të rinjtë të procedoheshin duke shkuar dhe komunikuar me policinë e shtetit dhe duke I kërkuar që të më merrnin dhe të më procedonin mua dhe Belindin si organizatorë. Por protestat sapo kanë nisur dhe mos të harrojnë që Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do të luftojmë për të rinjtë për kauzat e tyre për problemet e qytetarëve dhe të jemi bashkë me ta në protestë për ti treguar Edi Ramës që ai është e keqja e këtij vendi duhet të largohet njëherë e përgjithmonë dhe do të jenë qytetarët shqiptarë ata që do ti vendosin kufijtë atij dhe do ti tregojnë rrugën sesi të largohet nga Shqipëria.
Sigal