Floida Kërpaçi: Banorët e Unazës së re janë përballuar me dhunë çnjerëzore nga qeveria!

513
Sigal

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi ka dënuar rëndë dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Unazës ditën e sotme.Kërpaçi theksoi se dhuna e ushtruar sot është çnjerëzore.

Postimi i plotë :

Banorët e Unazës së re janë përballuar me dhunë çnjerëzore nga qeveria!

Sot nuk u dhunuan vetëm banorët e unazës, por u dhunuan të gjithë qytetarët shqiptarë.

Në 2013, Edi Rama mashtroi pafytyrësish se banorët do të ishin të sigurtë e shtëpitë nuk do të shembeshin, ndërsa sot dha urdhër për ti prishur e për të helmuar e dhunuar popullin e tij!

Kjo qeveri ka vetëm një qëllim: TË MBROJË OLIGARKËT DHE TË PASUROJË ATA E XHEPAT E TYRE! MISIONI I TYRE ËSHTË MBROJTJA E BANDAVE DHE OLIGARKËVE, NDËRSA FAMILJET SHQIPTARE HELMOHEN E DHUNOHEN!

Ndërkohë që qytetarët shqiptarë kanë vetëm një mision: Të çlirojmë vendin nga kjo e keqe e madhe që e ka kapur, të heqin këta të pangopur që po shkatërrojnë shtetin, vlerat e familjes e gjithçka vetëm se kanë qëllim për të mbrojtur 5 njerëz e interesat e tyre!

Shteti nuk mundet të vendoset kurrsesi kundër qytetarëve të vendit të tij, por të bëj detyrën e tij e të shkojë të luftojë me kriminelët që deri dje i promovuan si figurat më të mira e i besuan në postë publike e sot janë kriminelë e në kërkime.