Flet Sahit Dollapi/ Arben Bare dha urdhër: Kapeni mbyteni! Më qëlluan me plumb plastik dhe më dhunuan pa mëshirë në Polici

792
Sigal

Sahit Dollapi: Më qëlluan me plumb plastik, u dhunova në mënyrë të pamëshirshme

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi ka treguar në emisionin të “Të Paekspozuarit” , çfarë ka ndodhur gjatë momentit kur është goditur nga forcat e policisë gjatë protestës së opozitës më 11 maj. Sahit Dollapi: Kam qenë në ushtrimin e detyrës si drejtues i tubimit, që ma detyron ligji. Duhet të jem në një pjesë të dukshme në krah të forcave të rendit. Qëllimi i m i vetëm ka qenë mbrojtja e Policisë Ne se kemi betejën me to, Unë në atë moment po kthehesha në selinë e PD. Dëgjoj një zë të një zonjushe që thotë “Vdiqa, mbarova”. Shkova ta ndihmoj. Jam nisur në drejtim të Partisë Demokratike, jam intimiduar nga një punonjës policie që është identifikuar si Arben BARE. Ky zotëri më kam kapur prej krahu. E kam sqaruar. Kam hequr kundragazin dhe kam dashur të largohem. Në atë moment kam dëgjuar: “Kapeni, mbyteni”. Gjatë momentit që kam ikur me vrap kam ndjerë një goditje me plumb plastik në këmbën e majtë. Kam humbur ekuilibrin. Kanë ardhur forcat e policisë, të cilët kanë vepruar në mënyrë të pamëshirshme, edhe pasi nuk kam bërë rezistencë dhe jam prezantuar, nuk ka pushuar dhuna ndaj meje”. “Kam plagë në kokë, shpatull, krah kokë, shpinë, në të gjithë trupin. Nuk dua të kapem te kjo pjesë. Në momentin e parë që jam ndaluar, i kam kërkuar policisë të më çojnë në spital për ndihmën e parë dhe nuk u janë përgjigjur kësaj kërkesë. Rreth dy orë e gjysmë kam ndenjur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, me pretekstin që nuk mund të dalë ambulanca. Unë edhe sot nuk kam asnjë urdhër ndalimi, asnjë procesverbal. Një ndalim i paligjshëm. Kam vajtur në Spitalin Ushtarak, i rrethuar sikur të ishim në Kabul me forca komando.” – mbaron së treguari Sahit Dollapi, sekretari Organizativ i PD-së.