Flet Ramush Haradinaj: E vërteta për Thaçin-Ramën-Vuçiçin dhe bisedat mbi shkëmbimin e territoreve së bashku me Mogherinin

465
Sigal

Haradinaj: Ekziston dyshimi se Thaçi-Vuçiç-Rama kanë diskutuar për ndryshimin e kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se ekziston një dyshim që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve së bashku. “Ekziston një dyshim i bazuar, se Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku nën udhëheqjen e Përfaqësueses së lartë, Frederika Mogerinit. Ekziston ky dyshim pavarësisht se unë nuk mund ta konfirmoj”, tha Haradinaj. Meqenëse kjo ide është tashmë e vdekur sipas kryeministrit Haradinaj, një gjë e tillë vetëm ka humbur kohën e tre liderëve të lartë përmendur.