Flet për herë të parë Saimir Tahiri: Çfarë bisedova me Ramën dje

482
Ish-ministri Saimir Tahiri, ka pranuar se ditën e djeshme ka takuar kryeministri Edi Rama.
Duke folur në studion ‘Opinon’ të Blendi Fevziut, ai tha se takim ka qenë normal, në një situatë anormale.
“Jam takur. Nuk më ka kërkuar asgjë për të cilën ja vlente ta shënoja. Ka pasur një bisedë normale për një situatë anormale.”, -tha Tahiri.
Ai ka shtuar se nuk ka kërcënuar njeri e aq më tepër Kryeministrin . “Çdo e vertetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd”, ka shtuar Tahiri duke mos u zgjatur në këtë argument.
Prokuroria ditën e sotme ka kërkuar për Saimir Tahirin që t’i hiqet imunitetit, për qëllim arrestimin e tij, lidhur me dosjen ‘Habilaj’.
Sigal