Flet Lefteri Lleshi: Depolitizimi i komisionerëve mbetet prioritet kyç. Të zgjidhen nga radhët e mësuesve

704
Alma ÇUKA

Reforma zgjedhore, Lleshi: Prioritet kyç depolitizimi i komisionerëve dhe edukimi
Afatet e Reformës Zgjedhore, rekomandimet përkatëse të partive politike dhe ato të OSBE-së, bashkëpunimi dhe zgjedhja e ekspertëve për hartimin e drafteve
Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, e konsideron hap të rëndësishëm nisjen e punës së Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ajo shprehet se janë partitë politike ato që kanë tashmë në dorë vazhdimësinë e këtij komisioni, duke shtuar se çdo rekomandim do të kërkoi kohën e vet. Lleshi thotë për “Telegraf” se afatet e tij mund të zgjaten. Ndërsa shton se një nga pikat kyçe që duhet të realizoi ky komision është depolitizimi i komisionerëve dhe edukimi i tyre. Për Lleshin, ky është një problem nga i cili kanë vuajtur zgjedhjet në vendin tonë. 
Znj. Lefterie, Komisioni për Reformën Zgjedhore u konstituua. Për mendimin tuaj, çfarë prodhoi mbledhja e parë?
Kjo ishte një mbledhje e planifikuar dhe me objektiv të qartë, konstituivin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Është mbledhje e thjeshtë fare. Vjen kryetari i Kuvendit dhe bëhet prezantimi i bashkëkryetarëve. E njëjta procedurë ndiqet edhe kur përfundon punën ky komision. Pra kjo do të thotë së reforma fillin, merr startin. Mbledhja e djeshme ishte vetëm për të konstituuar Komisioni e reformës Zgjedhore. 

Mendoni se do t’ia dal mbanë ky komision të përmbushë pritshmëritë e partive politike dhe ato të OSBE/ODIHR?
Këtu jemi në hapin e parë. Tashmë kemi një rrugë jo të shkurtër para. Fillimisht janë dy bashkëkryetarët ata që do të duhet të mblidhen për të përcaktuar agjendën. Detyrimisht kjo gjë kërkon bashkëpunim të ngushtë. Mbetët për t’u parë se si do të vazhdoi bashkëpunimi mes tyre. Komisioni është me afat të përcaktuar. Pra Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur afat për përfundimin e punës së Komisionit të reformës Zgjedhore. Brenda këtij afati, i cili mund të jetë gjashtë muaj duhet të kenë marrë rrugë të gjitha pikat kryesore. Nëse komisioni nuk arrin të përfundojë punë brenda afatit të caktuar, Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sërish dhe vendos ta shtyjë për aq kohë sa do të duket e nevojshme. Por kjo gjë varet nga puna e komisionit, sa shpesh dhe sa shumë do të punojë. Unë mendojë se rekomandimet e OSBE-së janë të qarta për tu implementuar. Ky komision duhet të marrë parasysh rekomandimet e bëra nga OSBE në zgjedhjet e vitit 2013, ato të zgjedhjeve në 2015 dhe rekomandimet e fundit. Pra duhet patjetër të implementohen rekomandimet të cilat nuk e kanë pasur fatin të implementohen më parë. Gjithçka është e qartë. Këto rekomandime janë të parat që duhet të marrin zgjidhje dhe kjo do të mund të realizohet vetëm me vullnetin e të gjitha palëve në këtë komision.

A do të arrijë ky komision afatet?
Unë them se do të shtyhet sepse do kohën e vet dhe implementimi. Fillimisht komisioni do të duhet të thërras ekspert të jashtëm që do të përgatisin të gjitha draftet. Ekspertët e brendshëm të këtij komisioni nuk mund të arrijnë të përfundojnë një punë kaq voluminoze. Më pas të gjitha punimet që ata do të bëjnë dhe rezultatet që do të dalin do të kthehen në drafte.

A janë të përfshira të gjitha partitë në këtë komision? A mendon që opozita do të vërë në zbatim deklaratën e Bashës, se reforma do të përfundojë vetëm me një qeveri antikrim?
Komisioni ka gjithë-përfshirje, sepse është ngritur me vendim Kuvendi. Po kështu janë edhe rekomandimet e partive. Partitë ishin pjesë në mbledhje. Nëse ata do të kishin dëgjuar deklaratën e Bashës, nuk do të ishin aty. Konstituimi i komisionit sjell faktin që në parim ai do vijojë në mënyrë permanente, të rregullt. 
Cilat janë prioritetet e këtij komisioni?
Në fillim rekomandimet e OSBE-së, pastaj do jenë kërkesat e partive politike. Në këtë pikë them se ka shumë kërkesa dhe nuk është vetëm votimi elektronik. Grupet e interesit që janë partitë politike, kanë rekomandimet e tyre. Asgjë nuk ngelet jashtë pa u shqyrtuar. Partitë do të sjellin strategjitë e tyre dhe vetëm pas tyre do të vendoset. Një prioritet kyç që duhet të realizohet nga ky komision dhe për të cilën ka vuajtur Shqipëria në çdo zgjedhje, janë komisionerët. Ata nuk duhet të jenë partiakë. Ata duhet të vijnë nga radhët e mësuesve. Megjithatë ka eksperienca të ndryshme të vendeve të Bashkimit Evropian. Disa i marrin nga regjistri i zgjedhësve me short. Shorti mund t’i bjerë gjithkujt. Ka vende që e realizojnë në këtë mënyrë dhe të gjithë ata që zgjidhen me short e konsiderojnë detyrë qytetare, madje shkojnë edhe pa pagesë. Por mund të jenë edhe mësuesit, duke pasur parasysh faktin që ne votojmë në shkolla. Mund të jenë dhe njerëz vullnetarë që mund të ofrohen vet. Por ne kemi një problem shumë të madh me komisionerët, edukimin e tyre. Ata duhet të edukohen. Së fundmi pranë KQZ është ngritur nga OSBE një qendër trajnimi për lloje të ndryshme. Megjithatë gjithçka mund të arrihet, boll që partitë të bien dakord. 
Sigal