Flet ish-Presidenti Alfred Moisiu: Situata e rëndë politike, zgjedhja e Kryeprokurores, çështja çame dhe marrëveshja për detin

598
Alfred Moisiu: Gjyqtarët e inkriminuar që shkatërruan drejtësinë, sot po bëjnë karrierë
     Ish-presidenti i vendit ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek Reforma në drejtësi, zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, çështja çame dhe marrëveshja për detin
Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ka komentuar në Ora News situatën politike në vend dhe tensionet e krijuara prej saj. Moisiu ka komentuar zgjedhjen e prokurores ku e ka cilësuar si një vajzë të zonja për këtë përballje që po ka dhe ka theksuar se shumë gjyqtarë që duhet të mos ishin në postet që kanë ngjitur shkallët e karrierës.
– E patë strategjinë e BE në lidhje me vendet e Ballkanit Perëndimor. Si e shihni Shqipërinë në këtë pozicion por edhe fazën ku ndodhemi përsa i takon hapjes së negociatave? 
“Kur e pash me thënë të drejtën ngela cik i pezmatuar pasi doli përpara Serbia dhe Mali i Zi duke dikur që ne kemi shumë më përpara dhe po mos kishte ndodhur 1997 ne do ishim para Rumanisë dhe Bullgarisë në BE. Kjo është përgjegjësi e politikanëve dinë të bëjnë vetëm sherr e shamata që shikojnë interesat e tyre dhe shikojnë fare pak interesat e qytetarëve. Ne do t’i nënshtrohemi strategjisë, megjithëse jemi me vonesë jemi seriozë në realizimin e angazhimeve tona dhe vërtet mund të ecim mirë. Por duhet të bëjë kujdes klasa politike. Është për të ardhur keq kur shikon disa fenomene në parlament.” 
– Cilat fenomeneve i referoheni?
“Femomene që krijojnë situata të paqenë për probleme që janë të dorës së dytë dhe të tretë.” 
– Për shembull opozita, zoti Paloka thotë se edhe opsioni i djegies së mandateve është në fuqi për shkak të ilegjitimiteit ku ndodhet aktualisht. Ta nisim me prokuroren e përgjithshme që ndodhet në atë zyrë?
“Unë them që shyqyr që u gjet një prokurore që po vë në lëvizje prokurorinë. Sepse për fat të keq prokuroria deri tani ka pasur vetëm deklarata. Unë nuk jam që njerëzit të futen në burg, por ata që kanë përgjegjësi duhet të përgjigjen. Ky është rregull. Ne nuk na e prish stabilitetin as një polic, as një infermier, as një doktor, por ata që e kanë pushtetin në dorë.”
– A ka një rrezik se për shkak se nuk pranohet nga të gjitha palët politike prokurorja që është në detyre që të motivohen politikisht ose që të arsyetohen si ndalime, arrestime, hetime politike këto që po ndodhin aktualisht? 
Unë mendoj që arrestimet janë vonuar, nuk e kam me individë përkatës. Por në kuptimin e thirrjes para përgjegjësisë për fat të keq politikanët tanë deri tani nuk kemi parë prapa hekurave, nuk po përdor fjalën “peshku i madh” po ndonjë personalitet të madh.
– Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së pandëshkueshmërisë, e cila u kthye në një problem të madh për Shqipërinë deri sa shkuam tek Reforma në Drejtësi, për shkak se ka munguar vullneti politik apo juridik? Pse ka ndodhur kjo?
Në radhë të parë dhe mbi të gjitha është vullneti politik. Sistemi jonë për fat të keq ka qenë nën komandën e politikës, Ne pavarësisht se themi se rrëzuam komunizmin, dhe e rrëzuam në fakte, mentaliteti është gjallë. Politikanët duan të njëjtën gjë si në kohën e diktaturës, ti kenë në dorë të tëra, ti komandojnë të gjitha. Kushtetuta është shumë e qartë, i ka ndarë pushtetet dhe kjo është baza e demokracisë. Megjithëse në Kushtetutë e kemi të shkruar, kur vjen puna duam që të gjitha ekzekutivi ti ketë gjitha në dorë. Edhe ekzekutivin edhe legjislativin edhe gjyqësorin. Unë them që Reforma në Drejtësi e cila është shumë e nevojshme dhe e dobishme, edhe pse ka kohë që flasin për të por ende e kemi në letër. Hapat e para janë këto: Zgjedhja e Prokurores së përkohshme, dhe unë e përshëndes atë vajzë me shumë kurajë, e cila vërtet po përpiqet, vërtet të përfaqësojë denjësisht institucionin që i është caktuar. 
– Zoti Moisiu, ju keni qenë një promotor i bërjes së Reformës në Drejtësi. Si e shihni ecurinë e deritanishme, po vë dikush shkopinj nën rrota, dhe pse?
Në vitin 2006 unë ngarkova një grup juristësh që Reforma në drejtësi i takonte ekzekutivit dhe legjislativit. Nuk i takonte kryetarit të shtetit. Dhe kur e dorëzuam atë që e shpallëm në një takim në shkollën e Magjistraturës, për fat të keq ministri i atëhershëm i Drejtësisë tha “ky është testamenti që la Moisiu në largim”. Sigurisht në mënyrë ironike, në vend të thonë se këtë hap duhet ta shtyjmë më tej. Por duhet të falënderoj BE dhe SHBA të cilat ngulin këmbë dhe po vazhdojnë, dhe kaq sa është bërë, kam frik se ne vetë zor se do e kishim ndjekur. Kurse shkopinjtë nën rrota i fusin të gjithë. Dikush shkop më të madh e dikush më të vogël. 
– A kanë realisht aktorët politikë mundësi të ndërhyjë ta pengojnë apo ta tjetërsojnë Reformën në drejtësi në kushtet kur e kemi të miratuar dhe në Kushtetutë? 
Ne vërtet pas ’91-sit nuk kishim politikanë, por ke parë politikanë që më parë i janë future djallëzisë sesa të bëjnë punë për së mbari, dhe kjo vazhdon, derisa drejtësia shqiptare të godas fort sat ë mos i shkojë mendja më të bëjë djallëzi. Hyrja në politikë për mua është sakrificë. E keqja është se po mësojmë keq rininë, dhe ai nga bankat e universitetit thotë “unë do bëhem drejtor!” kështu partitë politike aktivizojnë rininë, duke qenë militant dhe jo duke qenë njerëz vërtetë të aftë dhe të përgatitur. 
– A mendoni se politika e ka dëmtuar deri diku besimin e publikut tek reforma në drejtësi? Ju besoni se do të zbatohet?
Unë e ruaj besimin sepse, në natyrë jam optimistë. Dy rrugë ka: ose duhet të realizohet reforma ose mbetemi akoma më thellë. Dhe nëse neve na shtyhen negociatat është pikërisht sepse ne i pranojmë reformat po i nuk i çojmë deri në fund. Dhe për këtë janë përveshur seriozisht edhe SHBA edhe BE. Sepse edhe ata kanë parë që janë pranuar vende të papërgatitura ku korrupsioni nuk është më pak se tek ne, ku shkelja e ligjit nuk është më pak se tek ne. unë kam begraund ushtarak, dhe ne kemi një shprehje: “Ushtari, hapin e ka mësuar në rresht”, na fut në rresht dhe do mësojmë edhe neve të ecim. 
– Ju keni qenë president dhe e njihni shumë mirë atë zyrë por edhe përgjegjësitë që keni pasur në lidhje me emërimin e gjyqtarëve në sistem. Jemi prag Vetingut, thuhej se do fillonte në janar, mund të fillojë në shkurt. Duke i njohur edhe nga brenda gjyqtarët dhe sistemin, mendoni se do të ketë nga ata që do të penalizohen? 
Përveç informacioneve zyrtare që kisha unë merrja informacione edhe nga shërbimet. Dikush mund të thotë se kjo është shkelje, dhe në fakt është shkelje, por unë doja informacion të saktë dhe shumë njerëz i kam kthyer. Pakënaqësia u krijuan. Edhe në KLD u ngritën dhe më thanë, po ne çfarë jemi këtu? Ju jeni anëtarë të KLD-së por firma më është besuar mua.
– Pra kishte gjyqtare që kishin probleme nga informacionet e shërbimeve? Dhe nuk i emëronit?
Sigurisht që kishte! Për fat të keq edhe disa që ne i vumë përpara përgjegjësi dhe i përjashtuam nga sistemi pas largimit tim shoh që ata u rikthyen prapë. Nuk e mora vesh fare si ndodhi kjo gjë. Kishte gjyqtare që ne i kërkonim për t’i vënë përpara përgjegjësisë. Në mënyrë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë t’i vinte përpara përgjegjësisë. Më vonë e pamë që për ata jo vetëm që nuk u mor masa, por i ngjitën shkallët. Unë i përkas idealistëve, dhe asnjë komb dhe asnjë shtet nuk është krijuar pa idealistë. Nëse ai merr një detyrë me qëllim për tu pasuruar veten dhe njerëzit e afërm. 
– Po Shoqërinë Civile si e shihni? A duhet të ishte më prezentë më aktive, të bënte presion, të ishte shumë më e besueshme?
Mesa kam dëgjua janë nja 500 mijë OJF në Shqipëri dhe nuk e di si ekzistojnë ato, marrin apo si i marrin fondet punë e tyre. Shumica e këtyre OJF-ëve janë të ndikuara nga njëra apo tjetra palë. Të ndikuara politikisht. Shoqëria Civile duhet t’i shërbejë vendit. Edhe për Reformën në drejtësi, ajo duhet të marri një pozicion të saktë të prerë. Edhe në rastin e prokurores, u tha deri sat ë zgjidhet prokurori i ri duhet të ketë një të përkohshëm. 
– Po me 84 vota ishte vetëm votimi i mazhorancës jo i opozitës…
Ishte me 84 vota por edhe kur u miratua lista e KLP dhe KLGJ, u detyruan ta fusnin edhe me gogla, për mua ishte pak e tepruar. E rëndësishme është që u bë dhe sipas ligjit. Ama ligji është bërë i mençur kësaj radhe për t’i dhënë shteg, se ndryshe s’do ishte
– Shpresojnë që edhe Reforma në Drejtësi mos ti mbetet shortit dhe goglave… 
Ne nuk është se s’kemi njerëz, por për fat të keq politikës i duhen ata njerëz që janë të gatshëm t’i shërbejnë asaj dhe jo ligjit.
– Po i qas politika ata njerëzit e devotshëm me integritet?
Unë kam qenë i mendimit që politika të mos përzihej fare me Reformën në Drejtësi, vetëm të shkonte ligji në parlament të miratohej dhe kaq. Por ata me presione i bindën ndërkombëtarët dhe u futën në komisione dhe nuk mund të shmangen më.
– U përfshi parlamenti që të zgjidheshin anëtarët e KLP dhe KLGJ. 
Kjo tani i krijon mundësi që të vënë shkopinj, dhe jo të vegjël, po kërcunj
-Ju përmendët që ministri i atëhershëm i drejtësisë tha se ju latë testamentin. Keni menduar ndonjëherë për testamentin politik që do lini?
Nuk më takon mua kjo. 
– Si do donit t’ju kujtonin?
Unë kam shkruar kujtimet e mija dhe atje kam thënë edhe këto që thash këtu. Madje një ditë po lexoja fjalimin që kam mbajtur në kuvend në shtator të 2004. pikërisht një sjellje e politikës. Por këtej në e këtej u dolën (fjalët) 
– Ju vjen keq?
Unë e thash, në politik po nuk ishe idealist është e vështirë të bësh detyrën. Unë kam bërë një parathënie dhe fundin e një interviste dhe e kam mbyllur kështu: “Nëse, udhëheqësit tanë vunë jetën në rrezik dhe shkelën pasurinë për të bërë Shqipërinë, për fat të keq sot politikanët tanë po zhbëjnë Shqipërinë dhe po pasurohen”. Dhe gazetari që mori intervistën, Alfred Peza, tha: “Zoti President kjo është akuzë e rëndë”. Po i thash, akuzë e rëndë është. Fakte më tha mua. Fakte i thash, të sjell sa të duash, unë 5 vjet në krye të shtetit u ktheva në shtëpinë që kam 40 vjet. Pse nuk doja unë vila dhe pallate. Si i kanë bërë këta, edhe deputetët jo më presidenti. Dukem i revoltuar dhe i indinjuar, do më kritikojnë për këtë punë. Shpresojë që politikanët tanë të zënë mend. Nga qielli nuk do i zbresim. Në vitin 1922 në parlament ishin të gjithë njerëz të edukuar dhe të shkolluar të veshur me frak. Si është parlamenti jonë tani!? Një herë pyeta një personalitet politik, ç’janë këto që bëni? Më tha: Kështu u pëlqen të poshtmëve. Po mirë ne duhet të shkojmë në atë nivel apo t’i ngremë ata në nivelin që duhet 
– Zoti Moisiu, jeni gjeneral, e njihni shumë mirë kufirin, si po i shihni debatet mes marrëveshjes me Greqinë? 12 miljet e përfolura.
Ky është një problem njerëzit atje kanë qenë jo kompetentë ose kanë dashur të bëhen jo kompetentë. 
– Për marrëveshjen e 2009 e ke fjalën?
Po. Unë po e studioja. E dini ju sa është ngushtica e Korfuzit?! Nga 3 km deri në 25 km, që i bie 1.6 milje detare deri në 14 milje. Pra problemi i 12 miljeve është një problem kot sepse nuk mund të aplikohet.
-Po si do të aplikohet në Korfuz p. sh?
Këtu pastaj është mesatarja, por këtu është e gjithë hileja, që nuk mund të merren të gjithë shkëmbinjtë e detit, por duhet të merren sipas ligjeve. Bota ka bërë ligje për këtë punë, por këto ama duhen kohë. P.sh zgjidhje e këtyre problemeve me Italinë në atëkohë ka vazhduar 7-8 vjet. Sigurisht atëherë ishin dy sisteme të ndryshme, komuniste dhe kapitaliste, por tani duhet të zgjidhen me shpejt, sepse kemi të njëjtin vizion. Këtu është puna që për zgjidhjen e këtij problemi është plotësisht e mundshme. Unë kam një vërejtje për gjithë drejtuesit politikë shqiptarë, por në mënyrë të veçantë për ministrat kryesorë. Mirë është që ata të kenë një këshill të urtësh, duke filluar nga bashkitë kryesore, njerëz që e njohin problemin dhe ata duhen dëgjuar, duhen mirëkuptuar dhe sigurisht vendimin ta marrë ai që e takon. Çdo më thënë kjo? Që duhet të marrësh përvojën e të tjerëve, po si mund ta marrësh përvojën e të tjerëve kur ti nuk i dëgjon ata, kur nuk i thërret, kur nuk do të dish për ata. 
– Një marrëveshje me Greqinë do ta përfundojmë?
Do ta përfundojmë, jemi të detyruar ta përfundojmë, por e rëndësishme është që marrëveshja të përfundohet në mënyrë, që asnjë nga palët mos cenohet, as grekët as ne.
– Po çështja çame mendoni se do të marrë ndonjëherë zgjidhje?
Unë dëgjova një deklaratë të Presidentit Pavlopulos, jam befasuar. Unë nuk e kuptoj që një presidenti i një shteti anëtar të BE dhe NATO-s të bëjë deklarata të tilla. Unë përdor një shprehje që e kam përdorur për herë të parë në 2003-shin në Samitin e Selanikut “Shokun dhe mikun mund ta zgjedhësh, por fqinjin ta jep zoti”. Kjo do të thotë që të gjesh mënyrën si të bashkëjetosh me të. Kështu nuk bashkëjetohet! Nuk mund të injorosh shqiptarët, që janë një nga kombet më të vjetra të Ballkanit. Këtë s’e them unë, po kështu është. Unë dëgjova një intervistë të tij në vitin 2004 kur erdhi presidenti Pavlopulos dhe thotë “S’ka problem çam”, unë ripërpunova fjalimin e tij. Pra nuk bëhet fjalë për të marrë, por ama të drejtat njerëzore të këtyre njerëzve duhet t’i kenë, pasurinë e tij atje. Tani s’paska të drejtë çami të vizitojë vendin ku ka jetuar gjyshi dhe stërgjyshi? Kjo nuk ka ku të rrijë.
Sigal