Flet ish-kryepolici, Ahmet Premçi: Bllokimi i kokainës në Durrës, prishje e garancive politike që lejonin kalimin

468
Premçi: Ndalimi, prishje e garancive politike

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi, ka bërë analizën e tij lidhur me sasinë e madhe të kokainës së kapur në portin e Durrësit ditën e mërkurë. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Premçi tha se ky aksion ishte një sukses i padiskutueshëm i policisë, dhe shpjegoi, sipas tij, tri mënyrat për kapjen e një sasie të tillë droge. Ai shpjegoi se 613 kg kokainë nuk merren për t’u transportuar pa pasur një garanci që i lejonte kalimin, duke thënë se ndalimi i drogës ishte prishje e garancive politike. “Kjo sasi e madhe e kapur është një sukses i padiskutueshëm i organeve ligjzbatuese. Pse kokaina gjen vend në Shqipëri? Diçka që më përpara nuk ka qenë. Shqipëria është tashmë një vend ku tranzitohet kokainë. Shifrat e fundit tregojnë që është rritur dhe konsumi i kokainës këtu. S’do flas për detaje, se emisionin e ndjekin dhe trafikantë. Janë tre mënyra për ta kapur një sasi të tillë droge: 

– Dorëzim i kontrolluar që organet bëjnë në bazë të bashkëpunimit me autoritetet partnere, kontrollohet itinerari i ngarkesës deri ku dorëzohet. –
Konkurrenca e tregut, se jo vetëm këto persona që kanë transportuar këtë kokainën merren me këtë punë, ka dhe të tjerë. 
– Kapje rutinë, që të ngec në dorë. Se një sasi e tillë pa siguruar garanci më para nuk merret për t’u transportuar. 
Një sasi e tillë e kapur merret me garanci nga ata që e kanë lejuar kalimin, garanci politike”, tha Premçi.
Sigal