Flet ish-kryeministri Berisha: Tahiri presion Ramës me dosjen e Xibrakës. Soros, mafia që punonte për agjenturën serbe

674
Berisha: Saimir Tahiri, presion Ramës me dosjen e Xibrakës
Ish-kryeministri flet për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme, lëvizjet e opozitës, faktet për qeveritarët dhe marrëdhënien me ambasadorët
Të hënën ishte një tentativë e opozitës që e cilësoi zgjedhjen e kryeprokurorit si puç…
“Puç ishte”.

A ia vlente Arta Marku për këtë që ndodhi?
“Këtu është Edi Rama për të mbyllur dosjen ‘Tahiri’, që është Edi Rama. Kur përdorja termin narko-shtet para një viti isha i vetmuar dhe askush nuk e përdorte. Sot narko-shtet përdoret universalisht për Shqipërinë”. 

Arta Marku është e bindur se do ta kryejë detyrën.
“Me Arta Markun për ne është Edi Rama që ka për qëllim të zhdukë dosjen Saimir Tahiri. Prokuror i përgjithshëm u zgjodh Edi Rama dhe ishte goditja më e rëndë e reformës në drejtësi. Nuk e ha kush zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme në një Parlament me 69 vota në një Parlament prej 140 deputetësh”.

Çfarë mendoni për deklaratat e ambasadorëve?
“Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në, por është po aq e vërtetë që sillen si ambasadorë të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësia si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij. A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete”.

Ambasadori Lu e shikon me këtë optikë atë që ndodhi dje…
“Ka njëanshmëri ekzemplare”.

Pse është i njëanshëm?
“A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu”.

Arvizu?
“Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën”.

Kryeministri Rama po merr mbështetje në Bruksel?
“Shqiptarët nuk e harrojnë kartolinën e vitit 2016 të kancelares Merkel për hapjen e negociatave. Merkel përsëriti kriteret. Ajo përsëriti kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria. Nëse mendon kush se Shqipëria do të përjashtohet nga takimet ndërkombëtare, edhe Koreja e Veriut nuk e përjashton veten. Shqipëria do të përfaqësohet nga një njeri dhe ky është kryeministri. Në Bruksel i thanë se duhet të ecet me reformat”.

Rama e kërkoi disa herë Bashën për ta takuar. KLP-ja nuk ishte e gatshme për të prodhuar prokurorin.
“Sepse e bllokuan”.

Sepse shoqëria civile e bëri të pamundur. Mandati i Llallës mbaroi dhe u krijua një vakuum. Ju mendoni se u krijua qëllimisht nga grupi sorosian?
“Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme, nga më të rrezikshme në histori të vendit. Unë i njoh disa prej tyre dhe u them të largohen nga një rrjet mafioz. Ditën e parë të instalimit të sorosianëve në Shqipëri. Në rast se u kujtohet një Nazi bashkë me Abrahamin, çdo ditë bënin punën e agjentëve serbë në Shqipëri derisa i regjistroi SHISH me përfaqësuesit e shërbimeve jugosllave dhe kur Sorosi e mori vesh erdhi me urgjencë duke i tërhequr nga Shqipëria”.

Ishte mik i ngushtë i zonjës Klinton…
“Unë këto konsiderata për të i kam që në ’93-shin dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi. Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive. Është meritë historike e opozitës, sepse e bllokoi me Venecian. Sorosi dhe rrjeti i tij bllokoi krijimin e KLP-së”.

Rama kështu del i përzgjedhuri i Soros.
“Absolutisht. Beteja ime me Sorosin është që në ‘93-shin. Shqiptarët duhet të shohin se si këta bllokuan për 6 muaj KLP-në dhe e zhbllokuan kur Edi Rama zgjodhi kryeprokurorin”.

Pas marrëveshjes së 17 majit, PD doli e dëmtuar. Ju keni thënë që Basha ka pasur këshilltarë mizerabël.
“E kam pasur fjalën për këshilltarët elektoralë. Ata studiojnë dhe japin mendime për kontingjentin e të pavendosurve që përcaktojnë rezultatin”.

Ata i thanë që Basha t’i binte LSI-së?
“Absolutisht ata. Atë deklaratë që kam bërë e kam bërë me shumë dhimbje. Ata janë njerëz të shquar, por këtu bënë gabime fatale. Basha me programin ekonomik të CDU-së, kurse Edi Rama me timon dhe fushatë erotike të turpshme, arriti të bëhet më i pëlqyer për 24% të të pavendosurve. Edhe Edi Rama kishte këshilltarë. Këshilltarët e tij ishin pakrahasimisht të saktë”. 

Çfarë do të ndodhë me djegien e mandateve?
“Kur PD bëri protestën në çadër, mendoj se vetëm një pe i vogël ndante mosfutjen e saj në zgjedhje, me pjesëmarrjen. Unë isha nga ata që duhet të bënim gjithçka që të hynim në zgjedhje. Ndonëse isha i bindur se kushtet ishin të papërshtatshme. Duke besuar se mospjesëmarrja në zgjedhje ishte më e keqe për Shqipërinë, unë isha për pjesëmarrjen. U zhvilluan zgjedhjet, u dhunuan me kanabis dhe para. Isha po unë që u thashë miqve të mi që ai fitoi dhe i përket atij të tregojë. Vetëm studimi evropian që 20% e votave blihen, ekzekuton demokracinë. 20% përcakton çdo rezultat. U zgjodh Ruçi kryetar Parlamenti, ministri i Sigurimit të Shtetit. U instalua një shumicë, e cila nesër Gramoz Ruçin mund ta emëronte kryeministër. Gjithçka varej nga kjo shumicë si do të trajtonte këtë votë të blerë”.

Para votimit për kryeprokuroren ka pasur një mendim nga SHBA dhe BE?
“Studim i pa kërkuar nga Parlamenti. Morën atribute të Gjykatës Kushtetuese, të Presidentit, të Parlamentit. Nuk ua kërkoi njeri. Këtë vend e ka katandisur Edi Rama. Ai është peng i dosjes së Xibrakës dhe kur i kujtohet dosja është i gatshëm të ulet barkas dhe të bëjë çdo lëshim. Lulzim Basha tha hajde të ulemi që të përcaktojmë rrugën ligjore që nuk do të ishte nën 3/5-t dhe të mos lidhet me emrin. Jo thanë ata sepse mund ta bllokoni. Ftesa ishte në kurth që Basha dhe asnjë politikan nuk mund të binte. Ftesa ishte që për të thënë se e provuam dhe ky s’deshi dhe hajde ta votojmë me 36 vota”.

Megjithatë u godit kryeministri…
“Fati i mirë është se ajo çizme i ra në krah se mund t’i kishte rënë edhe në hundë dhe të merrte shaminë. Kush e çoi draftin në Venecia që Edi Rama do të bëhej kryegjykatës dhe kryeprokuror? E draftoi opozita, jo qeveria me Euralius dhe OPDAT dhe e rrëzoi. Kush e hartoi draftin e dytë? Këto dy grupe”.

Kjo duket si teori konspiracioniste. Për rastin e kryeprokurorit një nga teoritë që qarkullon është se kjo zgjedhja e Arta Markut ishte zgjedhje e ndërkombëtarëve që duan një kryeprokuror që nuk bie pre e pazareve të politikës.

“Dje prokuror është zgjedhur Edi Rama”.
Me mbështetjen e BE dhe SHBA nga Vlahutin dhe Lu.

“Asnjë impresion, zero. Ka qenë një kohë që PS kishte vënë në krye të Kushtetueses famozin Fehmi Avdiun anëtar të PS, kishte vënë ish-ministrin e Drejtësisë, Thimio Kondi në krye të Gjykatës së Lartë. Ky është shkatërrim përfundimtar i drejtësisë, sepse nuk mundet që një kryeministër të bëhet kryeprokuror”.
Sollaku u zgjodh kur PD ishte në pushtet.
“Ne hoqëm Arben Rakipin dhe vumë Sollakun”.
Ishte më afër Nanos dhe ju dhatë votat duke bërë diversion.

“Sollaku në mënyrë absolute asnjë dosje nuk lëvizi. Cilido shqiptar të gjejë një prokuror që të thotë, që Sali Berisha ka kërkuar që të mbyllë këtë atë apo atë dosje. Kam bërë gjithçka për të luftuar korrupsionin. Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin kur Shqipëria u bë shembull botëror? I bënë presion Edi Rama dhe kundërshtarët”.

Pse Visho Ajazi ambasador?
“Mendoj se i shërbeu vendit me dinjitet kur vendi po kanabizohej. Visho Ajazi bëri një gabim absolutisht, për mua, jo të pranueshëm në momentin, që u largua”.

Kompromis? Rënie nën presion?
“Ai u largua kur Edi Ramës po i tundeshin këmbët. Qëndrimi im është për shefin e Shërbimit që të ketë mandat të përcaktuar. Nuk mund të ketë zyrtar pa mandat të përcaktuar. Nëse Edi Rama do të sillte ligjin për mandatin e shefit të SHISH, Sali Berisha do ta miratonte. Unë e quaj që Visho Ajazit i përfundoi mandati megjithëse ligji nuk ekziston. Zgjodhi momentin e gabuar”.

Ju thatë që Arta Marku nuk ekziston… kompetenca që kryeprokurori ka është që nuk mund të shkarkojë prokurorët…
“Ka kompetencë për të transferuar dosje, për të hequr. Kjo ka kompetencë për të transferuar prokurorë”.

Mund të transferojë prokurorët e çështjes Tahiri.
“Absolutisht. Saimir Tahiri e ka bërë të qartë se unë do të fundos secilin prej atyre që më lëshon. E palosi Edi Ramën. Dërgimi i Gaz Demit dhe nxjerrja e dosjes së Xibrakës ku Edi Rama është i implikuar kokë e këmbë bëri që të ndryshonte 360 gradë. Pasioni i banditit për krimin ka kufi vetëm qiellin. Ata janë kompjuterët më të përsosur për dosjet e krimit. Tahiri mund të ketë zero njohuri për çështje të tjera. Ai di më shumë se çdo kush tjetër për krimin. Një bandit. Saimiri me Ramën mbushën Shqipërinë me kanabis”.

Diku e kanë marrë një leje.
“Nuk e besoj. I bënë vendit gjëmën. Saimir Tahiri lidhi bandën me Klement Balilin. Ka nisur Klement Balilin në Kubë. DEA e ka akuzuar si një bandë fokus, pikë finale e kokainës nga Amerika Latine. Banda kryesore ishte Olsi Rama me Hakmarrjen për Drejtësi. Saimir Tahiri i ka të regjistruara që të gjitha. Çdo shkrim që ke parë, Rama e mbrojti. E di ç’barrë e tmerrshme”.

Intervistoi: Artur Zheji
Sigal