Flet deputeti Gjerman Martin Schultz

551
Sigal

Ish-Presidenti i Parlamentit Evropian dhe kreu i së majtës deklaron, se Shqipëria dhe asnjë vend tjetër nga Ballkani Perëndimor nuk do të anëtarësohet në BE, për të paktën 15 vjet

Një deklaratë e fortë është bërë nga deputeti gjerman Martin Schultz në lidhje me anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian në vitet e ardhshme. Sipas Schultz, asnjë shtet i ri nuk do të pranohet në BE për të paketën 15 vitet e ardhshme. “Nuk do të ketë asnjë pranim të ri në BE, dhe për këtë po mendon qeveria austriake. Anëtarësimi i vendit të parë të Ballkanit Perëndimor, i cili do të plotësojë kriteret për anëtarësim në BE do të zgjasë edhe 15 deri në 20 vjet”, u shpreh deputeti gjerman, i cili ishte i ftuar në një emision televiziv rreth largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Ndërkohë në kundërshtim të deklaratës së Martin Schultz, anëtarja e partisë austriake “Partia për Liri e Austrisë” Petra Steger, tha se Austria është pro hapjes së bisedimeve me vendet e Ballkanit Perëndimor, por ka frikën se me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit do të cenohet siguria e vendeve të BE-së. “Ne kemi thënë se jemi kundra pranimit të Turqisë në BE”, shtoi politikania austriake Steger. Shqipëria u përmend sërish nga deputeti gjerman Schultz, pas pyetjes së gazetares, mbi një dokumentar të transmetuar së fundmi ku thuhet se dalja jashtë BE-së së Britanisë, do të zëvendësohet me vende të reja, si Shqipëria. Martin Schultz iu përgjigj me një shprehje ironike gati tallëse të gjuhës gjermane: “Jam komplet i mahnitur”. Ndërsa gazetari Roland Tichy e shtoi ironinë duke thënë se ky është një “shkëmbim i madh”.