Flet Basha: Ja pse u kërkova falje grevistëve të Zharrëzës!

476
Kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi të bashkohej me protestën e banorëve të Zharrëzës, por grevistët nuk pranuan. Ata e quajtën opozitën bashkëpunëtore të Bankers Petroleum, pasi sipas tyre kontrata është firmosur në kohën që qeveriste PD. Dritare.net i mori një prononcim kreut demokrat, i cili tregoi se u kërkoi falje banorëve. I pyetur se pse e larguan grevistët, Basha tha se ka qenë në dijeni të çdo veprimi të tyre.

“Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Më kanë mbajtur në dijeni, pasi vetë ata më morën në telefon. Kontrata me Bankers nuk nuk është nënshkruar në kohën që qeveriste PD-ja por në kohën e qeverisjes së Nanos. Unë u kërkova falje banorëve që nuk arritëm të mbronim shtëpite dhe jetët e tyre. U premtova që do të marrim masa për t’i mbrojtur. Do t’i mbështesim në kauzën e tyre”, u shpreh Basha për dritare.net.

Lideri i opozitës tha më tej për dritare.net se qeveria do të përballet me dy protesta, me atë të opozitës para Kryeministrisë dhe me këtë të grevistëve të Zharrëzës para ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Të pyetur nga dritare.net banorët e Zharrëzës tregojnë se e përzunë Bashën sepse nuk duan që protesta e tyre të politizohet, se nuk duan flamuj dhe parti. Ata mohojnë të kenë mbajtur në dijeni kreun e PD-së dhe thonë se nuk kanë kontaktuar kurrë me të.
Sigal