Sigal

Marrëdhëniet kino-shqiptare me vitalitet të ri në epokën e re

Znj. Ambasadore, ju lutem prezantoni zhvillimet e reja të marrëdhënieve shqiptaro-kineze vitet e fundit.

Gjatë tre viteve të fundit, nën drejtimin strategjik të udhëheqësve dhe me përpjekjet e përbashkëta të qarqeve të ndryshme të dy vendeve tona, marrëdhëniet kino-shqiptare janë zhvilluar në mënyrë të gjithanshme dhe të shpejtë, gjë e cila tregohet në tre aspektet:

Së pari, drejtimi politik i ka dhënë marrëdhënieve dypalëshe një impuls të fuqishëm. Shkëmbimet në nivelet e ndryshme janë intensifikuar, duke u konsoliduar besimi reciprok politik. Kryeministri Li Keqiang dhe Kryeministri Edi Rama janë takuar 3 herë. Udhëheqësit e Kinës si Zv/ Kryeministri Zhang Gaoli kryen vizitat e suksesshme në Shqipëri, ndërsa personalitetet politike shqiptare Z.Ilir Meta si Kryetari i atëhershëm të Kuvendit, Nënkryetarja e Kuvendit Znj. Vasilika Hysi dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. Ditmir Bushati vizituan Kinën. Shkëmbimet midis institucioneve ligjvënëse dhe partive të dy vendeve janë aktive, duke u bërë platforma e rëndësishme për rritjen e komunikimit dhe mësimit reciprok, për nxitjen e bashkëpunimit me interesa të ndërsjella dhe për trashëgimin e miqësisë tradicionale.

Së dyti, bashkëpunimet pragmatike kanë pasuruar përmbajtjet e marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë të konsiderueshme. Gjatë tre viteve të fundit, të dyja palët nënshkruan në total 28 dokumente bashkëpunimi në 17 fusha. U mbajt takimi i parë të Komisionit të Përbashkët ekonomiko-tregtar mes dy qeverive në Kinë pas ngritjes së kësaj platforme nga niveli i drejtorit në nivelin e ministrit, e cila është bërë platforma më e lartë për forcimin e komunikimit të politikave dhe për zgjerimin e bashkëpunimit pragmatik. Investimet e akumuluara kineze në Shqipëri janë dyzetëfishuar, duke u rritur nga më pak se 20 milionë USD të vitit 2014 në më shumë se 800 milionë USD në fund të vitit 2017, gjë e cila bëri Kinën burim kryesor të investimeve të huaja në Shqipëri. Vëllimi i tregtisë dypalëshe u rrit me 18% dhe Kina mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë. Bashkëpunimet në transport, energji dhe minerale kanë nxjerrë rezultate të reja, ndërsa burimet njerëzore, bujqësia dhe turizmi u bënë pikat e reja të rritjes së bashkëpunimit. Sivjet, për herë të parë, Shqipëria ka hequr vizë për turistët kinezë gjatë sezonit turistik, dhe numri i turistëve kinezë që kanë vizituar në Shqipëri është rritur prej 64%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Së treti, miqësia midis popujve është baza dhe forca e qëndrueshme nxitëse e marrëdhënieve kino-shqiptare. Shkëmbimet njerëzore dhe kulturore janë në zhvillim e sipër, me një prirje të mirë të ndërveprimeve. Është nënshkruar marrëveshja për vendosjen e Qendrës Kulturore Kineze në Shqipëri, e cila do të bëhet një skenë më e gjerë për shkëmbime kulturore. Rrjeti i mësimit të kinezishtes në Shqipëri dhe ai i mësimit të shqipes në Kinë po zgjerohen ditëpërditë. Universitetet e dy vendeve kanë nënshkruar shumë dokumente bashkëpunimi, duke çuar shkëmbimet mes tyre në rrugën e re. Shkëmbimet mes pushteteve lokale po zgjerohen vazhdimisht, me binjakëzimin e ri dhe ndërveprimet miqësore midis 5 qyteteve ose provincave (qarqeve) të të dy vendeve. Shkëmbimet midis think-tankëve, mediave, radio-televizioneve dhe të rinjve janë të kënaqshme, duke u dhënë marrëdhënieve kino-shqiptare energji pozitive dhe puls të ri.

Çfarë eksperiencash mund të konkludojmë nga zhvillimet e marrëdhënieve shqiptaro-kineze në vitet e fundit?

Vitet e fundit, marrëdhëniet kino-shqiptare kanë pasur zhvillim të konsiderueshëm, nga i cili mund të nxjerrim disa eksperienca të çmuara që vlejnë të analizohen dhe të promovohen.

Së pari, bazuar në themelet e thella të vullnetit publik të dy vendeve, formohet dhe trashëgohet vazhdimisht konsensusi i gjerë i miqësisë kino-shqiptare nëpër breza. Së dyti, duke mbajtur drejtimin e përgjithshëm në mënyrë të ngurtë, trajtohen marrëdhëniet kino-shqiptare në kuadër të marrëdhënieve kino-evropiane. Së treti, duke kapur mundësitë historike të sjella nga Nisma ‘Një Brez Një Rrugë’ dhe Bashkëpunimi 16+1, zhvillohen marrëdhëniet sipas trendit të përgjithshëm. Së katërti, shndërrohet miqësia tradicionale në frytet e bashkëpunimit në epokën e re përmes veprimeve konkrete, për të sjellë vazhdimisht vitalitete të reja në marrëdhëniet dypalëshe. Jam e bindur që këto eksperienca do të japin fuqi të pashtershme për zhvillimin e vazhdueshëm, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve kino-shqiptare.

Çfarë është pritshmëria juaj për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-kineze?

Kina gjithmonë mbetet si një mik i sinqertë dhe partner i besueshëm i Shqipërisë. Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve kino-shqiptare është në dobi të interesave të përbashkëta të dy vendeve dhe dy popujve tanë. Po të shikojmë nga e ardhmja, pala kineze është e gatshme të bëjë përpjekje bashkë me palën shqiptare, të formojnë konsensusin e ri, grumbullojnë energji të reja nxitëse, dhe me rastin e 70-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, të forcojnë më tej komunikimin e politikave dhe besimin politik, duke shfrytëzuar plotësisht platformën ‘Një Brez Një Rrugë’ dhe mekanizmat e Bashkëpunimit 16+1, të thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimet pragmatike, të konsolidojnë bazën miqësore shoqërore, të frymëzojnë potencialin e bashkëpunimit, për të çuar marrëdhëniet kino-shqiptare në nivel akoma më të lartë.