Flet Albin Kurti: Me Ramën kam pasur gjithnjë debate të forta

468
Sigal

Gjatë diskutimit në emisionin “Open”, kreu i “Lëvizjes Vetëvendosje” Albin Kurti deklaroi se ka pasur gjithnjë debate të forta me kryeministrin, Edi Rama.

“Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do mes dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”, – u shpreh Kurti duke shtuar: “Ta ndihmojmë BE-në duke synuar një federatë tonën”.

Kurti ka folur edhe për Qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë që sipas tij nuk është as pozitë, as opozitë, sepse sipas tij ajo është regjistruar si OJF.

“Ne e kemi frymën e përbashkët por nuk dirigjojmë dhe drejtojmë njëri tjetrin. Ne jemi demokratë, ne e duam bashkimin kombëtar dhe sa më shumë aktivitete më 28 në frymën e bashkimit, aq më mirë është. Të zbatohen marrëveshjet që janë midis Kosovës dhe Shqipërisë” – tha Kurti.