Flet Agron Gjekmarkaj: Dialog me pedagogët ose protesta. Dhori Kule si aktor teatral drejtoi keq universitetin për 8 vite

758
Kërkesa e 4 dekanëve për shkarkimin e rektorit absurde, Dhori Kule aktor teatral. Dialog ose protesta, s’pranojmë kërcënime
Agron Gjekmarkaj/ Universiteti sigurisht që ka probleme, pasi 8 vite është drejtuar keq nga Dhori Kule, i cili është aktor teatral dhe mendoj që ka përgjegjësitë e veta
Pedagogu i Universitetit të Tiranës Agron Gjekmarkaj ka folur për zhvillimet e fundit rreth Univerisitetit të Tiranës dhe ligjit për arsimin e lartë. Gjekmarkaj tha se problem kryesor është ligji për arsimin e lartë, pasi nuk ka përputhje me realitetin, por qeveria e miratoi me forcën e kartonave. Ai tha se nuk është rroga problem kryesor, pavarësisht se ajo që ndodhi ishte fyese, por janë një sërë problemesh të tjera që, nëse nuk zgjidhen, pedagogët do t’i drejtohen protestave, pasi siç tha ai nuk do të tërhiqen. “Problemi kryesor është ligji për arsimin që nuk është në përputhje me realitetin. Ligji ka patur probleme të rënda që cenojnë jetën demokratike të universitetit. Këto ditë kemi parë një shfaqje të turpshme, politika dhe pushteti ndërhynë në universitet për interesa të caktuara. Filloi për shkak të pagave por nuk ishte kryesor ky problem, edhe pse ishte fyes, edhe më fyes qëndrimi i disa drejtuesve aktualë që thonë se, nuk u bë nami pse nuk u pagua paga, por ata kanë dëshmuar integritetin e vet. Janë një sërë problemesh të brendshme dhe kërkohet të hapet dialog me qeverinë për universitetin. Reagimi i ynë nuk është një reagim i vonë, pedagogët kanë reaguar që në krye të herës, i kanë bërë një rezistencë me argumente aplikimit të ligjit siç u miratua, mirëpo qeveria me forcën e kartonave e miratoi. Por ligjet mund të përmirsohen, amendohen, në këtë kontekst ne kërkojmë dialog”, tha Gjekmarkaj. Ai e konsideroi gjuhën e kryeministrit si kërcënuese, por tha edhe se pedagogët nuk pranojnë shantazhin e as kërcënimin. Agron Gjekmarkaj gjithashtu foli edhe për kërkesën e 4 dekanëve të Universitetit të Tiranës Dhori kule, Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha, të cilët ditën e djeshme gjatë një konferencë për mediat kërkuan shkarkimin e rektorit Mynyr Koni, pasi, sipas tyre, ka kryer shkelje të ligjit. Gjekmarkaj i konsideroi dekanët si pjesë të skenarit të qeverisë duke shtuar se Mynyrr Koni është zgjedhur me më shumë se 1 mijë vota, ndërsa 4 dekanë janë 4 vota. Ai tha se shpreson që të mos jetë e nevojshme që të shkohet deri tek protesta. “Ne shpresojmë që mos t’i drejtohemi mjetit të fundit që është protesta por urojmë të dialogojmë. Dje pamë një gjë të shëmtuar. 4 dekanë u ngritën në mënyrë absurde dhe kërkuan të shkarkohet rektori i universitetit, ky është një klan, 4 dekanë janë katër vota, dekanët janë të parët mes të barabartëve ashtu si pedagogët. Është njësoj që unë të marr 8 pedagogë dhe të kërkoj dorëheqjen e 4 dekanëve, ishte skenë absurde për të përçarë dhe bërë diversion”, tha Gjekmarkaj. Në lidhje me takimin e Ramës me pedagogët Gjekmarkaj në një prononcimin për ‘Fax News’ tha se ata nuk kishin pasur ftesë formale, ndërkohë që shtoi se kërkesën për takim kryeministrit ia bëri Forumi për Lirinë Akademike dhe Universitare dhe jo senati. Ai tha se Rama në atë takim bëri çfarë deshi dhe foli vetë dy orë ndërsa u dha shumë pak hapësirë pedagogëve. “Takimin nuk e kërkoi senati. E kërkoi Forumi për lirinë Akademike dhe lirinë Universitare për të ndarë përgjegjesitë më qeverinë dhe ministrinë e arsimit, ne jemi të ndërgjegjshëm se kemi përgjegjësitë tona, është akoma momenti për t’u ulur, por protestës nuk do t’i shmangemi aspak, nëse është nevoja. Qeveria ka një pjesë të madhe të saj në bordin e administrimit, përfshi dhe Arbian Maznikut që nuk më duket se ka shumë lidhje me botën akademike, kur themi kërkojmë dorëheqjen e bordit, e bëjmë sepse ka bllokuar administrimin e Univesitetit, kryeministri u tall por mungesën e shkumsave është e vërtetë, kemi problem dhe mungesën e letrave”, tha ai.

Pedagogët e Universitetit “Bisht i kavallit”?
“Unë të them me bindje se universiteti i Tiranës është më cilësori. Por sigurisht që ka probleme pasi 8 vite është drejtuar keq nga Dhori Kule, i cili ishte dje aktor teatral, mendoj që ka përgjegjësitë e veta. Nuk është cilësia por ishin faktor të tjerë që çuan në atë nivel, është e papranueshme që kryeministri të përdorë atë gjuhë, nuk është etike të komunikojmë në këtë mënyrë, nuk pranojmë që të fyhemi as të nënshtrohemi”. Universiteti publik i Tiranës është një universitet dinamik që ka pozitivistet, ka energji për të sintonizuar për bashkësinë, për modernitetin dhe mund t’ia dalë, le te themi për pak kohë, t’i rregullojë të gjitha problemet me akreditimin. Ne prandaj duam të flasim, prandaj duam dialog, prandaj kërkojmë partneritet nga qeveria e ministria së Arsimit, për të gjetur zgjidhjen e këtyre problemeve. Nëse kryeministri mbyll veshët, atëherë ne duam të flasim deri sa të na dëgjojë. Reagimi i tanishëm në këto momente që flasim nga kush pritet, nga ministria? Ne jemi të gatshëm të bisedojmë edhe me ministren Nikolla, e cila është një zonjë xhentile ,në këndvështrimin tim, e cila ka pasur raste kur ka mbajtur qëndrim mjaft pozitiv për çështje të caktuara me botën universitare. Jemi të gatshëm të komunikojmë me kryeministrin, me komisionin e arsimit edhe të medieve, jemi të gatshëm të bisedojmë me çdo faktor instucional që ka veshë të dëgjojë dhe ka vullnet për të na ndihmuar që të zgjidhim problemet e shumta që kemi këtu brenda. Në rast se do të kalojmë në protesta vazhdon zoti Gjekmarkaj, sigurisht që askush nuk shpreson që instuticioni më i madh arsimor i arsimit të lartë publik në Shqipëri të kalojë në ngërç, por nëse ndodh, e marrim këtë skenar të mundshëm, a e kanë pedagogët mbështetjen e duhur, në këtë rast, që duhet edhe nga studentët për t’u sensibilizuar? Studentët kanë vullnet të lirë, ne nuk është se kemi përfshirë studentët ose kemi tentuar të manipulojmë me studentet, nuk kemi hyrë në një bashkëpunim me studentët, por di që edhe studentët kanë problemet e tyre në këtë Universitet dhe janë të interesuar për zgjidhjen e tyre ky është ende një problem i trupës akademike, e cila ka vendosmërinë të shkojë përpara dhe mos të tërhiqet dhe kjo është e mira e të gjithëve. Ne shpresojmë të gjejmë hapësira për dialog dhe hapësira marrëveshjeje, ne nuk duam të ndeshemi me mure.
Sigal