Fleckenstein tregon arsyet e vizitës në Tiranë, jep një lajm të mirë për çeljen e negociatave me BE

519
Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein i cili erdhi dje në një vizitë “blic” në Shqipëri tregoi sot në një konferencë për mediat qëllimet e saj.
Fleckenstein u tregua i hapur kur tha se kish ardhur të dëgjonte palët politike dhe të shihte situatën pas zgjedhjeve.
“Mbërrita në Tiranë dje, më shumë për të dëgjuar se sa për të dhënë mesazhe të mëdha. Kam ardhur të dëgjoj cila është situata pas zgjedhjeve që patëm në qershor se cilat janë prioritetet që ka qeveria. Jam vërtet shumë falenderues dhe mirënjohës Presidentit dhe ndihmësve të grupeve parlamentare. Do takohem edhe me disa ministra të qeverisë që të marrë informacionet e duhura për rrugëtimin që do ndjekë Shqipëria drejt BE, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, dhe për të vënë në zbatim reformën në drejtësi. Palët me sa pashë kishin një qasje të përafërt për reformën zgjedhore”,- u shpreh ai.
E duke folur për procesin e integrimit, ai nuk e përjashtoi mundësinë e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në gjysmën e parë të vitit 2018-të, gjë për të cilën tha se do jepte mbështetjen e plotë.
“Negociatat mund të çelen në mars, por nuk është Parlamenti Europin por Këshilli Europian ai që e vendos këtë. Di që nuuk ka kushte të tjera përveç 5 prioriteteve kyçe”,- sqaroi ai.
Kujtojmë se në ditën e tij të parë të vizitës në Tiranë, e hënë 18 shtator 2017, eurodeputeti pati takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Sigal