Fleckenstein: Mbështesim Metën në përpjekjen për dialog

738
Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka shprehur mbështetjen për kreun e Kuvendit, lidhur me përpjekjen e tij për dialog për miratimin e Reformës në Drejtësi.  Ai vlerësoi ftesën e Metës për tu mbledhur në takim pesë palësh, ai, kryeministri, kreu i PD, ambasadorja e BE dhe ai i SHBA. Deklarata e tij vjen në përfundim të takimeve që zhvilloi sot bashkë me ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë Romana Vlahutin, me kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha. Fleckenstein deklaroi se duhet kompromis i minutës së fundit. Në vijim ai shtoi se pjesëmarrja e të huajve për reformën duhet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, ndërsa shprehu mbështetjen për diskutimin mbi propozimin hibrid të bërë nga SHBA.
Sigal