Fleckenstein dhe Mcallister mbërrijnë në Tiranë, vijnë me draft marrëveshje

470
Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister mbërrijnë në Tiranë, në përpjekje për të sjellë normalitetin politik në Tiranë.

Dy negociatorët të cilët kanë marrë përsipër për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi prej 66 ditësh, do të zhvillojnë sot takime me palët politike.

Ata do të ulen në tyrezë me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t’ia prezantojnë Ramës dhe Bashës.

Përpara se të takohen me përfaqësuesit politik, të dy eurodeputetët do të zhvillojnë një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku do të prezantojnë edhe qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë dhe përpjekjet për të gjetur një pikë të përbashkët për të zhbllokuar situatën.

Ora 13:10 Dy eurodeputetet mbërrijnë në Tiranë

Axhenda e takimeve
Në orën 15:00 ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën.

Në orën 16:00 David McAllister do të takohen me kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu.

Lu, Vlahutin dhe Rama u takuan me Metën

Ditën e sotme, Ambasadorët Lu dhe Vlahutin shkuan në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta për të diskutuar për dialogun e sotëm. Pa pas ambadorëve Meta u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. 

Zgjidhje apo… 
Nga ky takim do të varet shumë zgjidhja e krizës pasi mbetet për t’u parë qëndrimi i europarlamentarëve për sa i përket kërkesave të opozitës për qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve.

Nga rezultati i këtyre takimeve do të varet edhe vazhdimi i negociatave me dy deputetët evropianë si ndërmjetës, Fleckenstein dhe McAllister, përpara se ata të lënë Shqipërinë mëngjesin e të mërkurës, ndërkohë që po shkon drejt skadimit edhe 29 prilli, afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për deputet nga partitë politike.
Sigal