Fleckenstein: Brukseli i ka sytë tek Reforma në Drejtësi

406
Ka përfunduar pak minuta më parë takimi mes reporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein dhe deputetit socialist, Taulant Balla.
Në një prononcim për mediat, eurodeputeti gjerman u shpreh se sytë e Brukselit janë tek reforma në sistemin e drejtësisë, çka sipas tij është parakushti për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Fleckenstein vlerësoi rezolutën PE-Shqipëri, duke theksuar se vendit jonë ka ende punë për të bërë në përafrimin me BE-në. Duke komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Shtetet e Bashkuara të Amnerikës, Fleckenstein u shpreh se është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. 
Sigal