Flamurin që Çerçiz Topullit nuk ia morën dot turqit, e dorëzoi Bujar Nishani pasi largoi… Skënderbeun!

443
Prej 3 ditësh, Presidenti i Republikës Bujar Nishani (Mehmeti), po përpëlitet nëpër podiume e takime, duke bërë deklarime që “nuk pijnë ujë” e madje që e bëjnë komik, kur dëgjon përpjekjet e tij mjerane, për të mohuar atë që ïa bënë “MU, lidhur me heqjen e Bustit të Simbolit dhe Heroit Kombëtar Shqiptar Gjergj Kastritot Skënderbeu, në ceremoninë e dekorimit të Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me Dekoratën e Lartë të Flamurit Kombëtar. Gazeta “Telegraf “ e denoncoi ashpër këtë qëndrim të turpshëm e skandaloz të kreut të shtetit shqiptar (me një reagim të Prof. Dr. Përparim Kabo), duke e cilësuar “tradhti kombëtare”. Nuk mund të quhet ndryshe, fakti që Presidenti Shqiptar dekoron me Flamurin Kombëtar, një drejtues shteti si Erdogan, i cili ka kërkuar të hiqet nga librat shkollor e historik të Shqipërisë, historia e otomanizmit barbar 500 vjeçar turk mbi Shqipërinë dhe historia e lavdishme e krenare e “kapedanëve” që luftuan kundër tij! Troç, paçka se presidenti Nishani (Mehmeti), po mundohet të mohoj e justifikoj realitetin e turpshëm e antikombëtar, fakti është ky: Presidenti Bujar Nishani hoqi bustin e Heroit Kombëtar Skënderbeut, kur i dha Presidentit Turk dekoratën Flamuri Kombëtar, atë Flamur të shenjtë, për të cilin paraardhësi ynë Skënderbeu dhe pasardhësi i Skënderbeut Çerçiz Topulli, luftoi dhe e valëviti të pathyer në betejat me paraardhësit pushtues otomanë, të presidentit turk Erdogan. 
Së pari, kjo dekoratë e lartë nuk i duhej dhënë një presidenti turk, që kërkon zhdukjen dhe mohimin e historisë tonë kombëtare. Së dyti, nuk mund të jepet dekorata e Flamurit kombëtar, pa pasur në sfond bustin e heroit tonë kombëtar. Së treti, cili individ, qark, apo mision e “instruktoi” Presidentin Nishani, të hiqte bustin e Heroit Kombëtar Skënderbeu, nga ceremonia? Kërkohet një përgjigje! Nuk është përgjigje mohimi, mbasi Erdoganit iu dha “Flamuri Kombëtar pa prezencën e Heroit Kombëtar Skënderbeu. Nishani e dorëzoi flamurin shqiptar, pasi më parë futi në “depo” bustin e Skënderbeut, por jo lavdinë e tij e cila duket se edhe pas 500 vitesh shqetëson të dekoruarin! 
Ceremonitë e dekorimit, aq më tepër ato me titullin Flamuri Kombëtar, nuk janë fleta nderi që jepen nëpër shkolla edhe kur mungon drejtori, apo mësuesi kujdestar. Ato nuk mund të jepen duke pasur bust sekretarin e presidencës dhe ushtarin e nderit që i dridhen këmbët nga supa, por vetëm bustin e Heroit Kombëtar, ai është simboli i shtetit dhe i Kombit. Se mund të ndodh, që presidentit ti teket de të jap dekorata edhe atje ku ha paçen e mëngjesit, apo në dhomën ku var pizhamat! Dhe pa asnjë ndjesi prej shtetari në gabim të rëndë, në vend që presidenti Nishani (Mehmeti) të jepte përgjigje të sinqertë, ose të kërkonte ndjesë publike për këtë turp e akt tradhtie që bëri, pas përdhosi figurën e Skënderbeut dhe Flamurin Kombëtar “brenda në shtëpinë e shtetit e të kombit”, dy ditë më pas, shkoi përdhosi edhe figurën e Çerçiz Topullit në Gjirokastër, brenda në “shtëpinë muze”, duke bërë deklarime në mbrojtje të aktit të tij të turpshëm e antikombëtar. Foli nga Gjirokastra e Çerçizit, i cili dha jetën për të mos e dorëzuar Flamurin Shqiptar në duar të turqve, Flamur të cilin, presidenti Nishani (Mehmeti) ua dorëzoi me përunje turqve, por pasi nxorri jashtë… Skënderbeun!
Sigal