Fjalimi më qesharak në botë i deputetes që zëvendësoi Bashën, ka CV-në më të rrallë në Parlament (video)

3618
Sigal

Parlamenti shqiptar edhe pse më i padituri në botë, mbeti sot me gojë hapur nga oratoria e deputetes Majlinda Halilaj.
Në një fjalim nga foltorja e Parlamentit, Halilaj foli gjerë e gjatë për Korporatën e Investimeve.

Ky fjalim qesharak, kaloi automatikisht në vend të dytë, Rudina Hajdarin, e cila deri ditën e sotme, ishte deputetja që nuk kishte mundur të vendoste fjalën e tretë në fjali.
Deputetja Halilaj, edhe pse ishte përpjekur dhe ishte përgatitur për një kohë të gjatë, për të lexuar fjalimin dhe sidomos fjalën “korporatë”, nga goja e saj dilte gjithmonë fjala “KOPËRATË”.

Pas një kërkimi në faqen zyrtare të Kuvendit, mundëm të siguronim CV-në e zonjës Halilaj. Në CV ajo thotë se ka përfunduar arsimin e lartë, por mungon viti, universiteti dhe dega. Thotë që ka ditëlindje, atësi dhe vendlindje, të dhëna këto që i ka çdo qenie njerëzore që ka lindur mbi këtë tokë.

Për ironi të fatit, kjo deputete me këto të dhëna, ka zëvendësuar në Kuvend, pikërisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Në fakt është vetë Lulzim Basha, që pa ju dridhur dora, e ka futur këtë deputete në listat e Partisë Demokratike.

Nëse nuk e besoni se sa i madh është fataliteti i Lulzim Bashës, me zgjedhjen e kësaj deputete, ndiqni videon dhe lexoni CV-në e Majlinda Halilajt:

 

VIDEO:

CV e Majlinda Halilajt, burimi: Kuvendi i Shqipërisë.