Fjalët e para të Presidentit Meta, falënderon PD-në: Të mos bëhemi si Maqedonia

499
Në përfundim të votimit në Kuvend, Ilir Meta ka marrë fjalën për të folur për herë të parë si President i zgjedhur.
Ai ka falënderuar deputetët që e kanë votuar, por nuk ka harruar edhe opozitën.
“Një falënderim të veçantë për kolegët që votuan kundër. Dua të falënderoj kolegët që mungojnë këtu pasi me mungesën e prezencës së tyre ata në një farë mënyre më kanë nxitur kandidimin dhe këtë përgjegjësi shumë të rëndësishme. Nuk kam përgatitur ndonjë fjalim. Më erdhën dy fjalime të improvizuara. Kam dëgjuar këshillat e Dokles dhe kam pasur sukses. Unë do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin. Kur lexoi relacionin Hysi përmendi që kam lindur në Cepan të Skraparit, është një vend malor dhe ndër më të thellët në Shqipëri. Kur isha student ëndërra që kisha unë ishte të bëhesha pedagog dhe profesor Angjeli e dinte këtë”, tha Meta
Nuk e kisha menduar qe do te hyja ne politike apo edhe qe te zgjidhesha President. Dhe unë kam patur këtë mundësi vetëm falë demokracisë dhe mundësive që ajo më ka dhënë mua edhe shumë shqiptarëve të tjerë, për të gëzuar ditët e tyre dhe për ndryshuar vendin tonë dhe për t’i dhënë atij këto që kemi arritur, si vend i NATO-s, si vend kandidat i BE-së dhe si vend që të çelë negociatat së afërmi. Kemi mundësi ta arrijmë këtë duke realizuar zgjedhje të standardeve më të larta dhe gjithëpërfshirëse.
Unë do bëjë çdo gjë me të gjitha cilësitë e mia, për të justifikuar besimin që më dhatë sot. Jo vetëm para jush, por edhe para të gjithë qytetarëve dhe kushtetutës së republikës së Shqipërisë. Do t’u lutesha të gjithëve që janë këtu, por edhe që mungojnë, që të përpiqemi në këto orë dhe në këto ditë, që t’i japim çdo qytetari shansin të kontribuojë në zgjedhjet më të lira dhe më të ndershme”, vijoi Meta.
“Në 21 korrik isha shumë i shqetësuar dhe apelova që të bënim çdo përpjekje për të gjetur konsensusin që Shqipëria të mos bëhej Maqedoni. Dje kemi parë të gjithë ngjarjet tronditëse në Kuvendin e Maqedonisë të cilat vijnë për shkak të një konflikti dhe kokëfortësie politike të papranueshme. Unë edhe njëherë tjetër dua të apeloj të gjithëve të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit, për legjitimitetin e institucioneve tona”, tha Meta.
Vijon…
Sigal