Fjala e Presidentit Nishani në Forumin Europian Alpbach 2014

416
Sigal

Nё ditёn e dytё tё qёndrimit nё Austri, nё Forumin Europian Alpbach 2014, në Austri, Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani mori pjesë dhe foli nё panelin “Nga pajtimi nё integrim; Kontributi i rinisё pёr njё tё ardhme tё pёrbashkёt”. Kreu i shtetit theksoi se synimi i gjithë vendeve të rajonit mbetet  integrimi në Bashkimin Europian. Ai vuri në dukje se tashmë është krijuar një klimë e re dialogu e bashkëpunimi gjë që ka sjellë transformimin e rajonit tonë dikur “ngatërrestar” dhe me epitete negative në një  “rajoni të mundësive të mëdha”, falë përpjekjeve tona të përbashkëta për të mbyllur faqen historike të mërive dhe për të hapur faqen e pajtimit dhe bashkëpunimit”.Ndërsa duke u ndalur tek Shqipëria, Presidenti tha se për të sfida më e madhe mbetet ndryshimi i mentalitetit. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit, por edhe qëndrimet e dyfishta të një opozite që kërkon standarde të larta demokratike dhe të një pozite autoritare, është shfaqje e një mentaliteti të shkuar. “Ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi. Mungesa e tolerancës dhe konsensusit dhe qëndrimi i dyfishtë me kërkesa për standarde të larta demokratike në opozitë dhe qëndrimet autoritare në pozitë, qëndrimi në pritje në vend të marrjes së nismave janë shfaqje e mentalitetit të shkuar, të cilat ngadalësojnë procesin e zhvillimit të demokracisë dhe të reformave”, tha Nishani