Fitorja e Trump është fillimi i fundit të sundimit shkatërrues të “Soros” në Shqipëri

494
Fitorja e Trump-it në SHBA, ka ngjallur tek ne shpresën, se më në fund, se sundimi i Soros në Shqipëri do të shkulet e do të dalë përfundimisht nga jeta e shqiptarëve dhe punët e shtetit, të cilat me ardhjen e Rilindjes në pushtet, i ka marrë plotësisht nën kontroll dhe po i përdor, jo për të ndërtuar shoqërinë e lirë shqiptare, por për ta shkatërruar atë më me shpejtësi e në themel, mision të cilin e ka nisur dhe po e vazhdon prej 24 vitesh! Ndonëse Soros është shumë i dëgjuar në Shqipëri, publiku këtu ka një ide të turbullt për atë, se cili është ky njeri. Soros është një miliarder, kjo dihet nga të gjithë, i cili ka kryer operacione të tilla në bursat financiare, që mjafton një deklaratë e tij që të tronditen bursat globale. Përveçse si financiar, Soros i ka dhënë vetes edhe një rol prej bamirësi, me anë të fondacionit të tij. Fondacioni i tij i njohur, rëndom me emrin Fondacioni “Soros” në fakt ka si emërtim zyrtar atë Fondacioni “Shoqëria e Hapur” (dhe emrin e shtetit përkatës ku vepron). Emërtimi “shoqëria e hapur” vjen nga fakti, se Soros pretendon të zbatojë modelin e shoqërisë së hapur, të përpunuar nga filozofi i tij i adhuruar Karl Popper, i cili e ka shtjelluar këtë model shoqëror në librin e tij “Shoqëria e Hapur dhe armiqtë e saj”. Sipas tij shoqëritë e mbyllura, të izoluara, totalitare duhet të ndryshojnë, të hapen, duke u çliruar nga dogmat dhe institucionet e ndërtuar mbi bazën e tyre. Me këtë rol, u krijua në Shqipëri Fondacioni “Soros”. Shteti i së drejtës nuk i ka interesuar kurrë Sorosit. Nëse Sorosi do të kishte interes për shtetin e së drejtës, nuk do ta çonte fondin e vet të investimeve në ishujt Kajman, si kompani off-shores, por do ta kishte atë në New York. Soros e çoi fondin e tij në ishujt Kaiman, se donte të ruante sekretin e klientëve të tij, që depozitonin shuma të mëdha në fondin e tij, për të siguruar fitime prej spekulimeve të tij financiare. Programet e Soros në Shqipëri kanë ecur sipas agjendës së tij të vërtetë që është, ajo e krijimit të një elite sorosiane e cila do ta sundojë Shqipërinë. Kujtojmë, që gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA, janë botuar shumë artikuj të shkruar në lidhje me George Soros dhe aktivizimin e tij. Soros është një manjat biznesi, investitor, filantrop, me prejardhje hebreje-hungareze dhe mban shtetësi të dyfishtë. “Discover the Networks” ka publikuar një listë të plotë të organizatave të financuara nga Soros dhe Institutiti i tij për Shoqëri të Hapur. Disa nga këto grupe kanë kundërshtuar në mënyrë aktive kandidaturën e Donald Trump për president dhe mund të jenë pjesë të dhunës dhe kaosit të parë në mitingjet e tij. Shumë nga grupet favorizojnë: kufij të hapur, amnistinë, të drejtën e votimit emigrantëve të paligjshëm, emigrantëve myslimanë dhe drejtësinë sociale. “Nëse Trump dëshiron të vazhdojë fushatën e tij presidenciale në rrethana të tilla, ai do të duhet të mbajë qëndrimin e tij në mënyrë të vendosur kundër Soros-it dhe fushatave  shpifëse ndaj emrit të tij” raporton “Discover the Networks”.
Sigal