Fitorja e Orban në Hungari, Berisha: Frymëzuese për të djathtën shqiptare

688
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur fitoren e Viktor Orban në Hungari, ku përballë kishte partitë të financuara nga Soros. Orban që njihet për qëndrimet e tij anti-Soros, dje ka fituar thellë në zgjedhjet parlamentare.
Sipas ish-kryeministrit Berisha, fitorja e Orban është frymëzuese edhe për ‘miqtë e tyre në Shqipëri’.
Mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Një fitore spektakolare e kryeministrit Viktor Orban dhe partisë së tij FIDESZ!
Të dashur miq, partia simotër e qendrës së djathtë në Hungari, FIDESZ e udhëhequr me vizion dhe aftësi të veçanta nga Kryeministri Viktor Orban fitoi dje thellë për të tretën herë me radhë, si shpërblim i sukseseve të mëdha të reformave të tij, zgjedhjet parlamentare.
Kjo është një arritje historike për kryeministrin Orban, partinë e tij dhe mbarë qendrën e djathtë të Europës.
Ndaj me këtë rast le t’i përcjellim të dashur miq përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për fitoren spektakolare mikut të shquar të PD, Shqipërisë dhe kombit shqiptar, kryeministrit Viktor Orban, bashkëpuntorëve tij të ngushtë dhe partisë së tij Fidesz për këtë fitore frymëzuese për miqtë e tyre Shqipëri, Europë dhe në mbarë botën!
Sigal