Firmosi ndërhyrjen e policisë në fakultete, kush është administratori i Universitetit të Tiranës dhe lidhjet me PS-në

660
Sigal

Sot, policia e rendit është bërë pjesë e aksionit për hapjen e dyerve të fakulteteve të Ekonomisë dhe atij të Juridikut me forcë, në ambientet e të cilëve prej dy ditësh dhjetëra studentë janë ngujuar në shenjë proteste.

Ky aksion është shoqëruar me tension dhe përplasje mes tyre, madje ka patur edhe lëndime të studentëve, përfshirë edhe vajzat.

Studentët kanë përsëritur se policia nuk ka të drejtë të hyjë në ambientet e fakulteteve pa një urdhër nga dekanati, ndërsa sot policia sqaroi se kanë marrë një kërkesë të tillë, e firmosur nga sekretari i Universitetit të Tiranës, Skerdi Dafa.

Por, kush është Skerdi Dafa, një emër jo i panjohur për Partinë Socialiste.

Kujtojmë, se para se të emërohej në këtë post, Dafa ka mbajtur postin e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Elbasanit, madje është parë më herët edhe në media në fushata të PS.