Firmos peticionin – Vettingu, Rama: Opozita të mos shpërdorojë kompromisin. Jo qeveri teknike

474
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama firmosi peticionin për vettingun duke bërë të qartë se ky proces nuk e ndalon kush.

Qeveri teknike? –Rama tha se maxhoranca ishte gati të ulej në tryezë me opozitën por bëri të qartë se nuk mund të negociohet për qeveri teknike, pasi ka qenë populli i cili në zgjedhjet e 2013 ka vendosur se kush është në opozitë dhe qeveri. Kjo nuk është e mundshme.

Rama: Me opozitën nuk kemi cfarë të negociojmë por kemi cfarë të bisedojmë. Nëse opozita është vërtet e shqetësuar për zgjedhje të lira e standarde më shumë se kemi pasur në zgjedhjet e kaluara, është e mirëseardhur. Ne jemi gati të dëgjojmë dhe propozimet konkrete të opozitës

E vetmja gjë që nuk bisedojmë dot. Mund ta bisedojmë por nuk vendosim dot ne është ajo çka me Kushtetutë i takon sovranit. Sovrani vendos kush është në qeveri apo opozitë. Kjo punë është ndarë, dhe ne jemi në zbatimin e një kontrate që nuk ka skaduar akoma.

Jemi gati të ulemi vetë ballë përballë me këdo që paraqitet nga çadra. Jemi gati të diskutojmë çdo gjë, por patjetër bëhet fjalë për dialog.

Ne nuk kemi asnjë kusht për të diskutuar. Diskutojmë çdo gjë por jo çdo gjë mund ta plotësojmë. Opozita ka të drejtën e vet të kërkojë qeveri teknike, të kërkojë qeveri inxhinierike, të kërkojë qeveri hidraulike, të kërkojë qeveri energjetike, qeveri astronomike. Janë të drejtat e opozitës. Ne kemi detyrimin ti konsiderojmë me shumë seriozitet të drejtat e opozitës dhe çfarë mund të plotësojmë e plotësojmë.Çfarë nuk mudn të plotësojmë nuk e plotësojmë dot. 

Ne nuk nuk plotësojmë kërkesa që nuk janë kompetencë e jona. Eshte kompetencë e popullit të vendosë se kush është në qeveri dhe kush në opozitë.
Cfarë do të ndodh në kuvend të hënën?

Rama bëri thirrje opozitës të mos shpërdorojë kompromisin që i ka dhënë Kushtetuta për të përzgjedhur anëtarët e vettingut. Kuvendi ka parashikuar të hënën si datë për miratimin e ngritjes së komisioneve ad hoc të vettingut dhe Rama deklaroi: Në çadër mund të qëndrojë për arsye të tjera por jo për vettingun.

Edi Rama: Është momenti që PD të mos shpërdorojë mekanizmin e kompromisit të nevojshëm që është i shkruar në Kushtetutë duke i dhënë qeverisë e opozitës akses të barabartë në përzgjedhjen e anëtarëve të vettingut.

Opozita ka detyrimin të zbatojë Kushtetutën dhe të mos fshehë kokën përballë një detyrimi të madh publik duke qëndruar në çadër.

Në çadër mund të qëndrojë për arsye të tjera por jo për vettingun. Megjithatë vetingun nuk e ndal dot askush. Ju siguroj për këtë. Vettingut dhe reformës në drejtësi i ka ardhur koha dhe nuk e ndalon asnjeri

Kjo nuk është thjesht një reformë për të pastruar pallatin e drejtësisë. Mbrëmë përfaqësuesja e lartë e BE-së foli troç e qartë. Zbatimi i vetingut përkon me fillimin e negociatave për anëtarësim. Të gjithë ata që përpiqen ta mjegullojnë nga mbëmë do ta kenë më të vështirë pasi shqiptarët panë e dëgjuan se BE është gati për të çelur negociatat për anëtarësim
Sigal