Firmat mafioze i bëjnë presion Ramës dhe Berishës që t’u falin koncensione 35 vjeçare, për të pirë gjakun e qytetarëve

451
Sigal

Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës gjejnë konsensusin që  t’u falin privatëve hapësirat publike për parking

Kështu, krejt papritur, thua se u zgjua ndonjë vullkan, shpërtheu në Këshillin Bashkiak të Tiranës oferta e disa firmave private, që të marrin me koncensione hapërirat publike të të gjitha rrugëve dhe rrugicave të kryeqytetit dhe pastaj, këto t’i këto firma private t’i shndërrojnë në parking dhe të marrin fitimet e tyre.

Propozimi i Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës i propozoi  Këshillit Bashkiak, që të japë me koncension të gjitha parkingjet e kryeqytetit për 35 vjet, në mënyrë që anash tortuarve dhe në sheshet publike qytetarët të paguajnë një tarifë për qëndrimin. Nënkryetari u Bashkisë Enno Bozdo, deklaroi se propozimi i bashkisë është një normë europaine, duke kërkuar mbështetjen për të. Sipas tij nga marrëveshja koncesionare Bashkia Tiranë përfiton 10% të të ardhurave.  Në projektvendim  caktohet edhe pagesa për orë që qytetarët duhet paguajnë, duke variuar sipas zonave të parkimit. Për zona të cilësuara prioritare që ndodhen në qendër, sipas projektvendimit qytetarët duhet të paguajnë 150 lekë për dy orë parkim ndërsa për zonat që janë më larg qendrës, parashikuar edhe parkimet në lagje, pagesa shkon deri në 20 lekë të reja.

Koncensionet skadojnë kur zvkryetari  i Bashkisë Bozdo të mbushë të 90-tat
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo u mundua të justifikojë këtë ofertë të disa firmave private, që kërkojnë të marrin me koncension hapërsirat publike të rrugëve të Tiranës, për t’i bërë parking, me dështimin që ka pësuar Bashkia e Tiranës, që të vjelë të ardhura me parkinget që administron. Por zoti Bozdo shtoi edhe argumentin se, sipas studimeve të vetë këtyre firmave private, që Bashkia nuk ka bërë asnjë studim të saj, por u mirëbeson privatëve (???), këto firma private do të investojnë… 3-4 milionë euro   dhe këto investime do t’I marrin për …11 vjet! Ndaj Bashkia parashikon që t’u japë koncensionin për 35 vjet. Domethënë, kur vetë zoti Bozdo – jetë pastë- të mbushë 90 vjeç! Nga ana e tij,  anëtari socialist në Këshillin Bashkiak, Eridian Salianji ishte i vetmi që e kundërshtoi këtë konsecion, duke thënë se 35 vjet do të thotë nëntë mandate, kur anëtarët e tjerë të Këshillit Bashkiak heshtën. Ai tha se ekzistojnë dhjetë projekte për parkim nëntokësor, ndaj ka kërkuar që me koncesion të jepen këto parkingje nën tokë. Mirëpo bosëve të firmave nuk u intereson të bëjnë parking të nëndheshme, sepse këto kërkojnë miliona të shumta investime dhe ka shumë risko fitimi. Këta bosë  të frimave, me metoda mafioze, duan që pa investime, t’u pinë jo vetëm djersën, por edhe gjakun qytetarëve, duke u marrë lekë me tarifat e shtrenjta që do vendosin për çdo parking në hapësirat publike. Kaq thjesht dhe kaq lehtë, pa asnjë investim.

Bosët presion Ramës dhe Berishës për të marrë koncensionin, në minutat e fundit të mandatit

Që ky propozim vjen në ditët e fundit të skadimit të mandatit të drejtuesve të Bashkisë së Tiranës dhe të Këshillit Bashkiak, lind shumë dyshime. Së pari, të tilla koncensione, që të jenë transparente shtrohen për diskutim, jo vetëm në Këshill Bashkiak, por edhe te gjithë qytetarët e Tiranës. Si ka mundësi që Bashkia e Tiranës, të japë me koncension të gjitha hapësirat publike, në rrugë e rrugica, por edhe përreth pallateve, privatëve për të bërë parking privat? Në disa nga këto hapësira, pronësia nuk i takon Bashkisë së Tiranës, por privatëve, që shteti ua ka shpronësuar pa shpërblyer ( qoftë edhe me shpërblim qesharak) për qëllime publike. Tani, si mundesh që këtë pronësi private, të shpronësuar, ta japë Bashkia me koncension të tjerëve dhe jo privatit që e ka në pronësi hapësirën? Së dyti, në asnjë kryeqytet dhe qytet të madh të Botës, ( sikurse u justifikua Bozdo), nuk jepen të gjitha hapësirat publike të rrugëve e rrugicave e palalteve, për parking privat. Por, edhe aty ku jepen, ato janë hapësira në disa rrugë qëndrore dhe këto i administron Bashkia. Cili privat mudn të investojë për të tilla parking vetëm 3-4 milionë euro dhe sh;uerjen do ta bëjë për 11 vjet, siç u justifikua Bozdo? Këto janë justifikime qesharake, që mbulojnë të tjera qëllime. Është e qartë, që ky project dhënieje me koncension hapësirave publike të rrugëve të Tiranës, erdhi rugjentisht në Këshillin Bashkiak të Tiranës, me koncensusin e përbashkët të Berishës dhe Ramës. Sepse pa pëlqimin e Ramës, Bashkia e ka të qartë që nuk e kalon dot në Këshillin Bashkiak. Përse Rama dhe Berisha në prapaskenë kanë dhënë konsensusin e koncensionit të parkingut të hapësirave publike? E kupueshme, jo se u poqën politikisht, dhe u bindën që duhet të bashkëpunojnë me mirëkuptim e konsensus. Nëse ndokush e kupton të tillë, atëhere ai është në përrallën e 1001 netëve. Është e qartë që bosët e firmave private që kërkojnë të marrin këtë koncension, që ia kanë dhënë çdo studim të gatshëm Bashkisë së Tiranës, koston, vitet e shlyerjes së investimeve publike, përqindjen që Bashkia do të marrë, etj, etj, sa Bashkia dhe Këshilli Bashkiak vetëm duhet të ngrenë gishtin e miratimit, fillimisht e kanë kapur demin prej briri. Kanë rënë paraprakisht dakort, që edhe Berisha, edhe Rama, të japin, pa parninë e të të tjerëve, konsensusin e tyre. Pastaj, të urdhërojnë të tjerët të zbatojnë vetëm urdhërat e tyre e të miratojnë koncensionin.

Nuri DAUTI