Fino: Me opozitën reforma më radikale, qershori me hartë të re

423
Sigal

Pavarësisht se me marrjen e një anëtari më shumë, mazhoranca çeli dritën jeshile për nisjen e punës së Komisionit parlamentar të posacëm për Reformën Territoriale, bashkëkryetari i Komisionit, deputeti socialist Bashkim Fino fton sërish opozitën për pjesmarrje. Me opozitën si pjesë të diskutimeve, reforma do të jetë edhe më radikale, thotë Fino, megjithatë shpreh bindjen se harta e re territoriale duhet të mbyllet brenda këtij sesioni parlamentar. Ai njoftoi se Komisioni për Reformën Territoriale do të zhvillojë mbledhjen e parë ditën e hënë. Në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit, sëbashku me ministrin për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi, Fino tha se vendimi i seancës së djeshme parlamentare, nuk bëri gjë tjetër veçse shtuy afatin e Komisionit me dy muaj. Opozita sipas, tij mjafton të shprehë dëshirën për tu bërë pjesë, dhe ajo do të marrë 9 anëtarë, për tu barazuar me ata të mazhorancës. “Duke qenë opozita prezent mund të bëjmë edhe një reformë më radikale..nëse s’është prezente do të bëjmë reformën e shkallës së parë për komunat dhe bashkitë. Ne pritëm 3 muaj deri në seancën e djeshme. Ne duam që brenda këtij sesioni parlamentar, ta mbyllim me një hartë të re territoriale”. Fino shtoi se mbledhjet do të jenë publike, shumë të hapura. “Cdo mendim që do të paraqitet, që të jetë në fokusin tuaj, do respektojmë Kushtetutën. Do t’i kalojmë në dy muaj për një diskutim më të gjerë”. Për ministrin Çuçi, duhet kapur koha e humbur gjatë periudhës së pritjes së opozitës. Ai shprehu nevojën e domosdoshme të kësaj reforme, duke iu referuar mbështetjes që ka marrë nga kryetarë komunash e bashkisë si dhe shoqëria civile, të cilët sipas tij janë shprehur gati 100 % në konsensus për të bërë këtë reformë. “Jam i gëzuar që më në fund u kapërcye ky ngërc procedural. Të kapim kohën e humbur gjatë periudhës së pritjes së opozitës. Ka kryetarë komunash dhe bashkish të cilët kanë thënë: Po, Shqipëria ka nevojë ta shikojë ndarjen e re territoriale se kështu nuk vazhdhet më. Edhe shoqeria civile, gati 100 % janë në consensus për të bërë këtë reformë”, -përfundoi ministri Çuçi.