Financimi rus/ Balla i nxjerr kontratën Bashës: Njerëz të stafit tënd kanë marrë kontakte me…

694
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka nxjerrë sot ne parlament kontratën e nënshkruar sipas tij nga Muzin Capital dhe PD për financim dhe lobim në SHBA.
Ai ka lexuar numrin e pasaportës së kreut të PD-së Lulzim Basha, si firmëtar i kësaj kontrate, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk kishte dijeni për financimet.
Balla i ka kërkuar Bashës të japë llogari për 500 mijë dollarët e paguar për lobim. Ai ka përmendur ish-deputeten e PD-së Jozefina Topalli dhe deputetin aktual Arben Ristani.
“Ke firmosur ti në kontratë. Ja numri i pasaportës. Lulzim Basha dhe Muzin. Kontrata ndërmjet Muzin Capital partners dhe PD-së. Është detyrim ligjor të ishte e depozituar në KQZ. Ti i di të gjitha si ka mundësi që nuk di këtë. Edhe kjo historia droga-droga është pjesë e një skenari rus për të baltosur Shqipërinë, të jesh i sigurt. Ke njerëz brenda stafit tënd të ngushtë që kanë marrë kontakte me këta njerëz për të stabilizuar Shqipërinë. Dole dhe the nuk e njeh Biniata Trade, ja ku janë në një faqe. Uroj që të mos jetë e vërtetë që Putini paska zgjedhur aleat një si ti në Shqipëri. Të gjithave ua fut kjo letër, kjo shkresë. Tani Lulzim Cohu dhe thuaj ku i ka gjetur PD 500 mijë dollarë për të paguar një dorë të vetme në 9 qershor 2017. Ku i keni gjetur, se nëse keni të tjera mirë është tja çoni bashkisë së Kamzës të rrisin fondin e ndihmës ekonomike. Aq është, për një muaj bashkia Kamëz ja del të rrisë ndihmën ekonomike. Ku i ke gjetur këto 500 mijë dollarë tavarish Luli. Këtu kemi të bëjmë me një skandal tepër të rëndë kur së pari kemi burime të dyshimta që përfshijnë biznesmenë me shtetësi ruse, kompani of shorë. Si ja Jozefina s’kishte faj, ku e ke futur PD-në pa leje. Je bërë si zhelezhnovi dhe së treti pa deklarime sipas kodit zgjedhor.
Lulzim mos u fshi as pas Arben Ristanit. Se nuk di çfarë ke bërë ti. Edhe ku e fute në listë e fute për ta heqë. Ç’të dijë Arben Ristani. Edhe këtë firmë nuk e ke hedhur në Shqipëri. Mbaro 2 minutëshin dhe shko në prokurori”, deklaroi Balla.
Sigal