Financimi i spitaleve, koncesionet marrin 18 miliardë

651
Miratohet financimi për spitalet, koncesionet marrin 18 milionë USD
Ndahen fondet për çdo qytet, ku “pjesa e luanit” shkon për QSUT-në. Ja kush mbetet jashtë listës dhe shërbimet që mbulohen
Qeveria miratoi financimin nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore të paketës së shërbimeve të ofruara në spitalet publike. Sipas vendimit, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor do të lidhë kontratat me spitalet për financimin e paketave të shërbimeve shëndetësore të ofruara prej tyre. Në total Fondi ka shpërndarë rreth 20 miliardë lekë (rreth 200 milionë USD), ndërsa një fond jo më i madh se 25% e buxhetit vjetor, i planifikuar për shërbimet spitalore, mbahet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për ta shpërndarë gjatë vitit, me vendim të Këshillit Administrativ. Ky fond rezervë do të ndahet për financimin e shërbimit spitalor gjatë vitit; pagesat e paketave të shërbimeve të veçanta, të ofruara nga shërbimet spitalore, publike e jopublike, brenda e jashtë vendit, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave; pagesat për kujdes shëndetësor në institucione jopublike, brenda e jashtë vendit, sipas miratimit, rast pas rasti, me vendim të Këshillit të Ministrave; pagesat për kujdes shëndetësor, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara; pagesa të shërbimeve të kryera për llogari të spitaleve publike nga operatorë të kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sipas legjislacionit për partneritetin publik privat, si dhe transferta për individët (mjekë specialistë). Ndërkohë shpenzimet kapitale për investimet në spitale mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Burime të tjera financimi për spitalet janë edhe fondet e krijuara nga të ardhurat e realizuara gjatë veprimtarisë së tyre dhe nga dhurimet. Përdorimi i tyre bëhet totalisht nga vetë spitali, si pjesë e kostos së shërbimit, bazuar në procedurat e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Numri i përgjithshëm i punonjësve të spitaleve për vitin 2018 është 12.016 veta, nga të cilët 141 punonjës në Spitalin Universitar të Traumës për Shërbimin e Urgjencës Ambulatore dhe Shërbimin e Ortopedi-Traumatologjisë. Për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, brenda numrit të përgjithshëm të personelit spitalor, mund të urdhërojë kontraktimin, për një periudhë të caktuar, të mjekëve specialistë, sipas nevojave. Këta mjekë të specialiteteve të ndryshme, përveç pagës, trajtohen financiarisht me një bonus deri në 250 mijë lekë në muaj. 

Ndërkohë në listën e gjatë të financimeve për vitin 2018 spikat edhe fondi për projektet e Partneritetit Publik-Privat. Do të jenë mbi 1,8 miliard lekë (rreth 18 milionë dollar) që shteti do të paguajë për privatët për disa kontrata koncesionare. Këto kontrata, si ajo e “check-up”, janë shoqëruar me kritika dhe akuza të shumta për mënyrën e hartimit dhe zbatimit. 
Nuk do të financohen
1 – Spitali psikiatrik Vlorë
2 – Spitali psikiatrik Elbasan
3 – Shërbimet e shëndetit mendor në rrethe
4 – Shërbimi i psikiatrisë Shkodër
5 – Qendra Kombëtare e Riaftësimit, Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve
6 – Shërbimi Kombëtar i Transfuzionit
7 – Qendra Kombëtare Bio-mjekësore
Financimi për spitalet (në lekë)
1 – Berat 457 milionë
2 – Bulqizë 106 milionë
3 – Delvinë 41 milionë
4 – Devoll 61 milionë
5 – Dibër 373 milionë
6 – Elbasan 672 milionë
7 – Fier 560 milionë
8 – Gramsh 155 milionë
9 – Gjirokastër 287 milionë
10 – Has 55 milionë
11 – Kavajë 145 milionë
12 – Kolonjë 110 milionë
13 – Korçë 614 milionë
14 – Krujë 153 milionë
15 – Kuçovë 99 milionë
16 – Kukës 345 milionë
17 – Kurbin 115 milionë
18 – Lezhë 355 milionë
19 – Librazhd 197 milionë
20 – Lushnjë 331 milionë
21 – M. e Madhe29 milionë
22 – Mallakastër54 milionë
23 – Mat 154 milionë
24 – Mirditë 130 milionë
25 – Peqin 42 milionë 
26 – Përmet 122 milionë
27 – Pogradec 243 milionë
28 – Pukë 126 milionë
29 – Sarandë 249 milionë
30 – Skrapar 104 milionë
31 – Shkodër 727 milionë 
32 – Tepelenë 110 milionë
33 – QSUT 5,4 miliardë
34 – Materniteti “M.Geraldinë”567 milionë
35 – Materniteti “K.Gliozheni”414 milionë
36 – Sanatoriumi 629 milionë
37 – Tropojë 138 milionë
38 – Vlorë 690 milionë
39 – Trauma 243 milionë
40 – PPP 1,8 miliardë 
Sigal