Financimet e Soros në Shqipëri

934
Sigal

Zbardhen 28 organizata që marrin para nga Fondacioni dhe emrat e zyrtarëve që kapën pikat kyçe në administratë

Zbulohen 28 organizatat shqiptare që marrin para nga Fondacioni i Soros

Ja cilët janë politikanët socialistë që erdhën nga Soros!

 Edi Rama duket qartë që gëzon pëlqimin maksimal të George Sorosit. Në shtator të vitin 2013, ai ishte i ftuarve special në dasmën e George Sorosit. Gazeta britanike “The Telegraph”, në artikullin e saj për miliarderin që martohej për herë të 3-të, përmend në mënyrë të veçantë Kryeministrin Rama, si i ftuar i veçantë mes 500 të tjerëve në këtë dasmë. Pas vitit 2005, kur Rama erdhi në krye të partisë socialiste, pati prurje të politikanëve të lidhur ngushtë në të kaluarën me fondacionin Soros. Po japim një listë më disa prej tyre. Ndër të parët në listë pas Edi Ramës, është Erion Veliaj.

Figura të tjera në Partinë Socialiste, me lidhje direkt me Soros janë këta:

Arbian Mazniku – Anëtar i lëvizjes “Mjaft” dhe ish-drejtor i institutit AGENDA.

Englantina Gjermeni – ish-anëtare bordi, e fondacionit Soros, “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

Milva Ikonomi, ish-anëtare bordi, Soros dhe drejtues e fondacionit ‘Besa’.

Mirela Kumbaro – drejtore programi, fondacioni Soros.

Elisa Spiropali – Lëvizja “Mjaft”.

Ditmir Bushati – Lëvizja Evropiane në Shqipëri.

Valentina Leskaj – Ish-anëtare bordi, Soros.

Besa Shahini – Nisma për stabilitet evropian.

Gent Cakaj – Fondacioni Shoqëria e Hapur për Kosovën

Këta janë vetëm disa nga emrat e njerëzve të PS që në të kaluarën kanë pasur lidhje me Fondacion Soros. Janë plot 9200 grante të dhëna në këto 28 vite.

“Shoqëri Civile” e financuar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” e Sorosit

Zbardhen emrat e 28 organizatave dhe shoqatave të ashtuquajtura “Shoqëri Civile” apo institute studimi politik e shoqëror, që deri tani financohen nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” e Xhorxh Soros.

  1. ” Lëvizja Evropiane në Shqipëri,
  2. “Qendra për studime parlamentare”,
  3. Lëvizja “Mjaft”,
  4. Partnerët e Shqipërisë,
  5. Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim,
  6. Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”,
  7. Instituti i mediave shqiptare,
  8. Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare,
  9. Instituti shqiptar për studime bashkëkohore,
  10. Komiteti shqiptar i Helsinkit,
  11. Aleanca gjinore për zhvillim,
  12. Shoqata “Refleksione”,
  13. Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin,
  14. BIRN Albania,
  15. Open Data Albania,
  16. Open Spending Albania
  17. Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR).
  18. Platforma shqiptare për avokim të politikave,
  19. “Transparency International”- Shqipëri,
  20. Instituti “Agenda”,
  21. Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.
  22. Organizata “Lëviz Albania”
  23. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
  24. Shoqata “Fëmijët janë e ardhmja”
  25. “Instituti për Studime Politike”
  26. “Porta vendore”
  27. “Dhoma Zgjedhore”
  28. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes

Soros ndërhyri në politikën shqiptare, promovoi hapur Ramën dhe Veliajn

Pas humbjes, Fatos Nano jep dorëheqjen si kryetar i PS. Nga votimet për kryetarin e ri të partisë më 9 tetor 2005 fitues doli Edi Rama. Një muaj më pas vjen në Tiranë George Soros. Por këtë radhë vizita e tij bëri bujë të madhe mediatike. Aq shumë u transmetua në media kjo vizitë, sa edhe sot, mendohet gabimisht, se kjo ishte hera e parë e tij në Shqipëri. Në këtë vizitë Soros bëri 3 takime kryesore: Me kryeministrin Berisha, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Edi Ramën dhe Drejtuesin e Lëvizjes “Mjaft”, Erion Veliaj-n. Takimi me Berishën ishte pa praninë e medias. Dhe sot nuk gjen dot as edhe një foto të vetme nga ai takim. Ndërkohë e kundërta ndodhi në kampin tjetër. Të gjitha mediat ishin prezent kur Rama i dha çmim Sorosit, si “Qytetar Nderi i Tiranës”. Në takimin tjetër, që moderohej nga drejtuesi i Lëvizjes MJAFT të Erion Veliajt, Soros bisedoi me orë të tëra me 50 të rinj të shoqërisë civile.