Financime ruse për lobimin me SHBA? Merret në pyetje financieri i PD: Çfarë di për kontratat

443
Shefi i financave në Partinë Demokratike Ilir Dervishi është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, pas hetimeve lidhur me pretendimet se selia blu është financuar nga Rusia për lobimet me SHBA. Gjatë fjalës së tij Dervishi tha se kishte firmosur një shumë prej 125 000 dollarësh për kontratat lobuese me SHBA, ndërsa sipas tij gjithçka është deklaruar në thesar dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
“Kam firmosur 125 000 dollarë për kontratat lobuese. Gjithçka është deklaruar në thesar dhe KQZ dhe është kryer sipas ligjit. Nuk ka asnjë shkelje ligjore”, tha ai para prokurorit Gjergji Tako.

Ndërkohë financieri nuk dha asnjë për kompaninë Binjata Tade, ndërsa nuk pranoi të flaës për të, me pretendimin që nuk e njeh.
“Nuk mund të flas për kontratën me Binjata Tade, nuk e njoh atë kompani”, tha ai.
Sigal