“Financial Times”: Qeveria është e dobët, vendi rol serioz në prodhimin e kanabisit

658
Analisti David Clark ka shkruar një shkrim për situatën në Ballkan dhe zgjedhjet politike që zhvillohen në disa shtete të rajonit.Ai është ndalur gjatë edhe në Shqipëri. Clark pranon se qeveria shqiptare ka dështuar deri diku të përmbushë të gjitha premtimet elektorale, por ai shton gjithashtu se nëse zgjedhjet nuk mbahen korrekt atëherë vendi do të zhytet në dhunë.
“Shqipëria është në prag për t’u bërë shtet i paqeverisshëm. Opozita vazhdon prej tre muajsh bojkotin e Parlamentit dhe një protestë masive është planifikuar për këtë fundjavë. Bojkoti i zgjedhjeve mund të bëhet realitet nëse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen para zgjedhjeve të 18 qershorit”, shkruan Clark “Opozita pretendon se vetëm një qeveri teknike mund të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo bazohet në raportin e fundit të OSBE-­së, për zgjedhjet e 2015 në të cilën pati shumë parregullsi”, shkruan ai.
Clarke shkruan se Shipëria ka një rol serioz si vend tranzit i drogës dhe prodhues i kanabisit. Ai thotë se Rama ka dështuar për të përmbushur premtimet elektorale. “BE është në dilemë të madhe se çfarë të bëjë me qeveritë e ndara dhe të dobta të Ballkanit Perëndimor. Nga njëra anë, anëtarësimi në BE i jep fund dhe sheshon çdo konflikt të fjetur në Ballkan dhe është garanci edhe për çuarjen përpara të reformave ekonomike të vendit.
Por nga ana tjetër, qeveritë janë të dobëta, korrupsioni është në nivele të larta dhe problemet gjenden kudo nga hedh sytë. Mirëpo, t’ua ndërpresësh tani rrugën drejt BE­së këtyre vendeve, atëherë situata mund të dalë jashtë kontrollit shumë shpejt”, shkruan Clarke. Ai thotë se është mirë që zgjedhjet të mbahen më 18 qershor dhe të gjenden mekanizma që opozita të marrë pjesë në to.


LINK 
Sigal