Financial Times: Korrupsioni e krimi nuk hapin negociatat

466
Sigal

“Financial Times” i jep shuplakë Rilindjes: Korrupsion dhe krim i organizuar nuk hapin negociatat

Kur na ndajnë edhe pak ditë nga publikimi i raporteve të progresit nga Komisioni Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin në ankth përgjigjen zyrtare nëse do të hapen negociatat me Brukselin apo jo. Sipas asaj që shkruan prestigjiozja “Financial Times”, edhe Maqedonia e Veriut është frustruar përballë faktit se mund të mos hapen negociatat. Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov është shprehur se, Bashkimi Evropian do humbasë ndikimin që ka në rajon duke u hapur terren rivalëve si Kina apo Rusia, në rast se nuk mbështet vendin e tij për çeljen e negociatave. “Financial Times” shkruan gjithashtu se, ka dyshime nëse Gjermania, Franca dhe Holanda do mbështesin hapjen e negociatave me Shkupin, pavarësisht se vendi ballkanik ka plotësuar angazhimet, madje duke zgjidhur edhe çështjen e emrit me Greqinë. Por ndërsa ka hije dyshimi për Maqedoninë, për Shqipërinë situata mbetet akoma më e zymtë. “Tirana shihet gjerësisht nga diplomatët si më pak e gatshme për bisedimet e pranimit për shkak të shqetësimeve rreth sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan “Financial Times”. Interesant është se nuk përmenden protestat e opozitës në këtë rast…