Fillon mbledhja e Grupit të PS-së, Vlahutin e Lu në selinë rozë

464
Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, me pjesëmarrjen edhe të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve, Romana Vlahutin dhe Donald Lu. Kjo mbledhje me dyer të mbyllura, pritet që temë kryesore diskutimesh të ketë reformën në drejtësi, e cila për muaj me radhë kishte mbetur e bllokuar. Dy ambasadorët do të marrin pjesë edhe në mbledhjet e grupit parlamentar të LSI-së, ashtu sikurse edhe në atë të PD-së. Në këtë të fundit, ka patur debate të ashpra ditën e djeshme, ku disa deputetë kanë dalë kundër pjesëmarrjes së tyre.
Sigal