Fier – Rama me fermerët: Punoni dhe hartoni projekte, pasi do mbështeteni nga Fondi i Garancisë

465
Sigal

 

 

Gazeta Telegraf/  Kryeministri  Edi Rama ka bashkëbiseduar me fermeret në Vajkal të Fierit, mbi progarmin e qeverisë   për ujitjen dhe kullimin  dhe për fondin e garancisë  për sektorin e bujqësisë. Kryemisnitri ka theksuar se titujt e pronësisë  janë incentivat më të mëdha të qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë.

 

Programi për ujitjen dhe
kullimin, Fondi Kombëtar i Garancisë, titujt e pronësisë të tokës bujqësore,
sipas kryeministrit  Edi Rama,  janë incentivat më të mëdha të
qeverisë për rimëkëmbjen e fshatit dhe të bujqësisë.  Rama  
bashkëbisedoi me fermerë në Vajkal të Fierit, të cilët i ka inkurajuar që
në bashkëpunim me bashkitë, të hartojnë projekte për të përfituar nga Fondi i
Garancisë në bujqësi.  Në Fier kryeministri ka bashkëbiseduar me
maturantë, si dhe ka parë nga afër punimet për disa projekte infrastrukturore.

 

 Rama  inkurajoi
fërmerët, që më mbështejen e bashkive  të hartojnë projekte serioze
investimi që të mbështeten financiarisht nga Fondi i Garancisë.

 

Në Fier kryeministri Edi Rama,
pati dhe një bashkëbisedim me  maturantë në Fier, në shkollën e mesme
“Janaq Kilica”.  Rama theksoi se  sistemi i ri i aplikimit për
studimet e larta garanton vlerësimin e meritës dhe të përpjekjeve të tyre gjatë
viteve të shkollës së mesme.

 

Kryeministri  inspektoi
dhe punimet infrastrukturore.  I shoqëruar nga  Kryetari i
Bashkisë  Armando Subashi, ai pa nga afër   punimet për rrugën
Rrugën “Mujo Ulqinaku”, dhe   rikonstruksionin e shkollës 
9-vjeçare “Andon Xoxa”.   Kryemisnitri Edi Rama u ndal dhe në
Roskovec ku pa nga afër rikualifikimin urban dhe punimet për hyrjen  dhe
unazen e qytetit.