Fier, përurohet qendra e integruar ADISA

515
E pranishme në përurimin e projektit “Mbështetje për Përmirësimin e shërbimeve Publike me në qendër qytetarin”, zv/kryeministrja Senida Mesi, vuri në dukje faktin se është bërë punë e madhe në avancimin e modelit unik të ADISA si një qendër mirë funksionale në shërbim të publikut. Ajo u ndal tek prioriteti i qeverisë për të qenë sa më afër qytetarit dhe çdo sipërmarrësi në vend. Projekti i cili financohet nga Bashkimi Evropian, do të bëjë të mundur një lidhje me të fortë të qytetarit me administratën publike dhe do ta shikojë atë si partnere me efiçente dhe transparente. Për zv/kryeministren Senida Mesi ky është edhe vizioni i qeverisë, pra për të qenë sa më afër qytetarit dhe për të ndjekur hap pas hapi çdo nevojë të tij. “Ne jemi duke bërë përpjekje për të pasur një marrëdhënie solide me qytetarin, ku gjithmonë qytetari të jetë i pari”, tha zv/kryeministrja Senida Mesi.
Sigal