Fier, Meta dhe Panariti në kompleksin blegtoral: Ferma të tilla, rruga për një zhvillim të sigurt

430
Sigal

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i
shoqëruar dhe nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kanë vizituar ditën e
sotme një kompleks blegtoral në fshatin Agim, të Fierit. Ky kompleks ka
zgjeruar aktivitetin së fundmi, dhe ka aplikuar grandet e AZHBR-së, në vlerën e
20 milionë lekëve.

Teksa vlerësoi investimet e kësaj natyre, kreu i Kuvendit u
shpreh se kjo formë sipërmarrje rrit prodhimin vendas.

“Ferma të tilla janë rruga për një zhvillim të sigurt”, tha
Meta.

Sakaq, ministri Panariti tha se ferma të këtyre përmasave
janë jo vetëm shembull i investimeve në blegtori, por edhe mundësi për të
punësuar persona të tjerë.

“Kjo është ferma më e madhe në këtë zonë, që ka 30 të
punësuar të përhershëm dhe që është shembulli i investimeve në blegtori. Para 3
vitesh ishte sfida e radhës që industria e qumështit të sigurohej dhe kjo fermë
është një shembull garantimi. Ministria e Bujqësisë nëpërmjet AZHBR e ka
mbështetur këtë investim, dhe këto investime garantojnë një sasi qumështi të
një cilësie të lartë. Ky model garanton edhe fabrikat e qumështit. Ata që do të
ndërtojnë modele të tilla në blegtori e bujqësi, do të më kenë në krah”, tha
ministri Panariti