Fier, hapet zyra e punës, Rama ‘Kthejmë dinjitetin e punëkërkuesve’

57

FIER – Kryeministri Edi Rama mori pjesë në hapjen e zyrës së punës në rrethin e Fierit, ku theksoi se vetëm në 7 zyra pune rreth 15 mijë vende të lira, janë kontaktuar mbi 22mijë punëdhënës. Teksa vlerësoi që edhe Fieri i bashkohet zinxhirit të qyteteve me zyra punësimi, Rama ripërsëriti se asnjë prej tyre nuk është ngritur nga buxheti i shtetit por me kontributin e sipërmarrjes. Kryeministri nënvizoi se në këto zyra ofrohen mundësi  punësimi për të gjitha shtresat, si për ato me arsim të lartë deri tek zanatet e ndryshme. “Një ditë e bukur, Fieri bashkohet në zinxhirin e qyteteve me zyra punësimi. në zyrat e punës mundësi të takohen me ata që ofrojnë pune. vetëm në 7 zyra pune rreth 15 mijë vende të lira, janë kontaktuar mbi 22mijë punëdhënës. Këto zyra pune janë ngritur me kontributin e sipërmarrjes. Nga buxheti i shtetit nuk ka dalë asnjë qindarkë. Janë 9 mijë vetë që janë punësuar nga 7 zyra punë, 9 mijë vetë nga të gjithë shkallët e arsimimit nga inxhiniere deri në fasoneri. 4000 vetë në industrinë përpunuese. Koncept i gabuar se ofrohet vetëm punë krahu, gama e vendeve të punës që ofrohen janë nga ato me arsim të lartë deri te zanatet e ndryshme.” theksoi Rama. Duke vijuar më tej Kryeministri i Shqipërisë, u shpreh se hapja e zyrave të punësimit, ka bërë sipas tij që në 300 ditë qeverisje të rikthehet dinjiteti i njerëzve që jetojnë përmes punës duke nënvizuar se është trefishuar numri i punëkërkuesve që duan informacion. “Ne kemi 3 fishuar numrin e punëkërkuesve që duan i informacion. Në 300 ditë, në kemi arritur të kemi mbi 43 mijë punonjës më shumë në librin e kontributeve, janë vende të reja dhe të formëzuara. Kjo prova se po krijojmë vende të reja pune. Prove se po i kthejmë dinjitetin njerëzve që jetojnë përmes punës, duke bere formalizmin. Po rritet numri i punëdhënësve, shenjë se po funksionon lidhja mes dy hallkave. 3000 vetë janë në qendrat e formimit profesional.” tha Rama