Fier, Basha: E Majta po regjistron regres, nuk mbahet rendi me propagandë

497
Sigal

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha  ishte i pranishëm ditën e djeshme në aktivitetin e organizuar për kremtimin e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Gjatë fjalës së tij, Basha ka sulmuar Kryeministrin Rama dhe ministrin e Mbrojtjes Tahiri, duke e akuzuar për dështim në ruajtjen e rendit dhe rritje të çmimeve. Në fjalën e tij kreu i PD-së ka theksuar se, Kryeministri nuk po mban premtimet e bëra dhe se rendi nuk mbahet me propagandë. Kriza ekonomike dhe mungesa e rendit publik ishin dy nga çështjet, në të cilat Basha u ndal më shumë, duke theksuar se, kjo qeveri hodhi poshtë çdo përpjekje që opozita bëri për të shpëtuar vendin nga kriza ekonomike, duke mos votuar asnjë nga 39 amendamentet që u paraqitën në Parlament. Kryetari Basha duke falënderuar dhe vlerësuar çdo anëtar të Djathtë në Fier, u shpreh se pozita nuk ka bërë asgjë për Fierin. Një rëndësi të veçantë në fjalën e tij i kushtoi dhe rritjes së çmimeve të karburantit, gjë që do të dëmtoj rënd xhepat e qytetarëve. “Edi Rama dhe PS hodhi poshtë amendamente të PD. Rritja e çmimeve dhe karburanteve ishte vendim i kësaj qeverie. Demokratët do ta kundërshtojnë qeverisjen e Kryeministrit,  PD nuk do të lejojë që kriza të zërë poshtë shqiptarët. E Majta po regjistron regres dhe në sektorin e rendit është rritur krimi, nuk mbahet rendi me propagandë “, tha kryetari i PD