Festimet e ndara për 28-29 nëntorin, Meta uron shqiptarët: Kultura e vjetër e ndarjeve duhet t’i takojë të kaluarës

443
Sigal

Kryetari i Kuvendit, z.
Ilir Meta, uron shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë

Kryetari i Kuvendit, z.
Ilir Meta, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Pavarësisë. Në
një prononcim për median nga Shkodra, z. Meta tha se 28 Nëntori është një datë
e rëndësishme në historinë tonë, por dhe kuptimplotë për të ardhmen evropiane.

“Për mua është një
kënaqësi për t’ju uruar të gjithëve ju, gëzuar Festën e 28 Nëntorit! Festë mjaft
e rëndësishme në historinë e vendit tonë, por edhe mjaft kuptimplotë për të
ardhmen evropiane të vendit tonë, e cila mendoj se është edhe më e sigurt në
këtë festë dhe shpresojmë që të ecim në këtë rrugë”, – u shpreh Kryetari i
Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët
se deri kur klasa politike shqiptare do të vazhdojë të festojë e ndarë 28 dhe
29 Nëntorin, z. Meta bëri apel që kjo kulturë e vjetër e ndarjeve duhet t’i i
takojë të kaluarës.

“Mendoj se kultura e
vjetër e ndarjeve dhe përjashtimeve duhet t’i takojë të kaluarës dhe 29 Nëntorin
nuk e keni vendosur ne. Atë e kanë vendosur ata që çliruan Shqipërinë. Kështu
që kjo është një ditë që i fton të gjithë për të nderuar ata që sakrifikuan për
çlirimin e vendit”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta nga Shkodra.