Festat e Nëntorit, presidenti rus, mesazh Ilir Metës: Të forcojmë lidhjet tona

552
Edhe presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një mesazh në drejtim të presidentit Ilir Meta, me rastin e 105-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në mesazhin e tij Putin thekson se Moska synon përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare, që sipas tij do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën. “Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare. Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbësore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati. Me respekt, Vladimir Putin”, shkruan Putin në mesazhin e tij.

Gjatë ditëve të fundit presidenti Meta ka marrë mesazhe të shumta urimi nga presidentë të vendeve të ndryshme të botës.
Sigal