Festa e Sulltan Novruzit/ Rama uron bektashinjtë me shtatoren e Haxhi Bektash Veliut

629
Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e Sulltan Novruzit nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.
Ai e bëri urimin bashkangjitur një fotoje të shtatores së Haxhi Bektash Veliut, të vendosur në faltoren e re të bektashinjve në Tiranë.

“Ju uroj gëzuar Sulltan Novruzin me këtë imazh të paqtë të shtatores së Haxhi Bektash Veliut, atit shpirtëror të bektashinjve, vendosur në faltoren e re të bektashinjve në Tiranë, për ndërtimin e së cilës qeveria jonë pati nderin të kontribuojë financiarisht” shkruan Rama.
Sigal