Festa e Pavarësisë, Presidenti Nishani organizon pritjen shtetërore: Duhet të nxëmë nga e kaluara, jo ta manipulojmë

398
Sigal

Në takimin me rastin e 104 vjetorit të
shpalljes së pavarësisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani bëri apel që të
mos mbeteshim peng të historisë ideologjike komuniste në lidhje me figurën e
mbretit Zog. Kreu i Shtetit e konsideroi atë zi figurë të ndritur.

 

 

Nishani: Nder përjetë atit
themelues, nder përjetë rilindësve të mëdhenj të kombit. Nderë përjetë
luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e
shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit
që i përkasin kurse zë fill jetë, kthimin në familjen evropiane.

Do të na mbetet peng
në ndërgjegje nëse sonte vëmendjen nuk e kthejmë me mirënjohje ndaj Vilhem
Vidit, princit evropian të shqiptarëve. Po ashtu do të mbeteshim peng të
historisë ideologjizuar komuniste nëse nuk e kthejmë edhe formalisht mbretin
Zog, këtë burrë të ndritur të kombit shqiptar, shteformues e konsolidues të
tij, atdhetar e politikan të klasit të lartë në panteonin e vlerave të ndritura
kombit. Nderë përjetë kujtimit të tyre.