Festa e Ambasadës në Tiranë/ Meta: Gjermania partnere strategjike, do vijojmë të mbështetemi fort

84

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehet se, Shqipëria do të vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman.

Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike”, shkruan kreu i shtetit në postimin e tij.