Festa e 22 marsit, më shumë zhgënjime sesa suksese

675
Sigal

Flasin Dashamir Shehi dhe Adem Allçi: Ja çfarë mendojmë për 23 vitet e demokracisë

Sot është festa e fitores së dikurshme të PD-së, e cila përkon me 21- vjetorin e zgjedhjeve të vitit 1992, ku selia blu fitoi maxhorancën me një diferencë të ndjeshme votash. Ndërkaq, ish-kreu i Partisë Demokratike, Eduard Selami do të marrë pjesë sot për herë të parë, pas 21 vjetësh, përsëri në krah të Berishës. Rehabilitimi i tij ka nisur gjatë negociatave të vitit të kaluar, por konkludimi është realizuar para disa muajve. Ish-themeluesi i PD-së pritet të marrë pjesë në mitingun e datës 22 mars në orën 12:00, që përkon me 22-vjetorin e fitores së PD-së në zgjedhjet e ‘92-it. Në këtë mënyrë, Eduart Selami i rikthehet PD-së, duke u përfshirë në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 23 Qershorit. Selami pati lajmëruar për “GSH” rikthimin në Tiranë në fund të muajit mars, ndërkohë që, mësohet se dy ditë më pas ai do të jetë bashkë me figurat qendrore të PD-së në mitingun që organizojnë demokratët mesditën e së premtes. Selami ka mbi 15 vjet që është shkëputur nga pjesëmarrja në politikë në Shqipëri dhe pritet të ballafaqohet me një mjedis të ri e shumë të ndryshëm politik nga ai që ka lënë në mes të viteve ‘90, kur ishte ende aktiv me politikën shqiptare. Por ai e quan nder kandidimin për Partinë Demokratike më 23 Qershor, duke mos fshehur preferencat për të qenë deputet i Tiranës. Partia Demokratike feston sot 20-vjetorin e fitores së saj në zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992. Demokratët do ta festojnë këtë ditë me një koncert/miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytetin shqiptar. Kjo festë u paralajmërua në mbledhjen e 16 marsit, ku Berisha tha se, fitorja e Partisë Demokratike në 22 mars të vitit 1992 i ndau përfundimisht shqiptarët nga një regjim skllavërues në regjimin e lirisë. Sipas tij, gjatë këtyre 20 viteve e djathta ka punuar në vazhdimësi me reformat për të bërë të mundur proceset integruese të vendit në strukturat më të rëndësishme ndërkombëtare. Gjithashtu, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se 22 marsi do të shënojë çeljen e anëtarësimeve të reja deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të qershorit të vitit 2013. 20-vjetori i fitores së parë në zgjedhje përkon me vitin e 100-vjetorit të Pavarësisë, arsye kjo që sipas demokratëve festimet duhet të bëhen madhështore. Në 22 marsi 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet parlamentare, duke marrë një fitore masive në mbarë vendit, gjë që përmbysi një herë e mirë regjimin diktatorial të Ramiz Alisë.

 Dashamir Shehi: Në 21 vjet më shuam zhgënjime se sa arritje

Zoti Shehi, a keni marrë ndonjë ftesë nga PD-ja për 22 marsin

Më 22 mars është ditë pushimi dhe si të gjithë njerëzit edhe unë do ët pushoj me fëmijët e mi. Përsa i përket festave, tani le të lemë hapësira për të rinjtë. Le të shkojnë edhe të rinjtë e sotëm e të festojnë për arritjet. Unë për vete, kam qenë atëherë kur ishte fillimi i kësaj pune.

A keni qenë juve në shesh më 22 marsin e vitit 1992?

Patjetër. Të gjithë kemi qenë atë ditë në shesh për të festuar fitoren e asaj që ne e quajtëm demokraci. Por tani meqenëse është ditë pushimi, unë dua të festoj me familjen time për pranverën dhe për gjëra të tjera jashtë politikës. Besoj se, është normale që të jetojmë edhe në një ditë pa politikë, apo jo?

Gjatë këtyre 22 vjetëve ka pasur më shumë suksese apo zhgënjime?

Unë do të thosha “sa të duash”. Pra, ka pasur plot arritje, por më tepër zhgënjime. Ata që duan të thonë të kundërtën, padyshim që do të gënjenin. Sepse zhgënjimet dhe mosarritjet e sotme janë tepër të dukshme.

A mendoni se më 23 Qershor do të fitoni?

Rëndësi ka të fitojë Shqipëria dhe kombi. Natyrisht, ne përfaqësuesit e forcave politike kërkojmë sa më shumë vota, por kjo nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete. Kryesorja është realizimi i standardeve zgjedhore, pastaj rezultati.

Adem Allçi: Çfarë mendoj për rezultatet e demokracisë

 Zoti Allçi, si do ta festoni 22 marsin e sivjetëm?

Neve e kemi festuar 22 marsin si ditën e madhe të fitores së demokracisë. Dhe përsëri sot ajo do të festohet hareshëm nga të gjithë shqiptarët si dita e simbolit të fitores historike të lirisë ndaj shtypjes dhe ndaj padrejtësisë. Si dita e fitores së paqes së madhe ndaj diktaturës. Nëse kjo ditë nuk festohet, kjo tregon se diçka nuk shkon në ingranazhin shoqëror. Por unë jam i bindur në këtë që them, sepse unë personalisht jam dënuar me 28 vjet burg politik vetëm si kundërshtar i regjimit dhe për garantimin e lirisë së fjalës.

A jeni optimist apo i zhgënjyer nga këto 21 vjet?

Unë kam qenë dhe mbetem një njeri realist dhe mund të them se gjithçka mund të kish shkuar më mire gjatë këtyre viteve. Por nuk mund të mohohen arritjet e Shqipërisë. Një prej të cilave është garancia e lirisë dhe zhdukja e izolimit të vendit.