Fermerët e Korçës: Prodhimet po na kalben në magazina

679
Dhjetëra fermerë të fshatrave të Korçës ankohen se po u mbeten pa shitur prodhimet bujqësore. Në Zvezdë, qindra ton patate, qepë, fasule dhe produkte të tjera bujqësore janë ose nën dhe, ose duke u kalbur nëpër magazina. Fermerët ndjehen të falimentuar dhe pa asnjë përkrahje. Djersa dhe mundi i vitit iu ka shkuar dëm. Gëzimi është një fermer qe ka votuar ne zgjedhje për Partine Socialiste tradicionalisht. Sot më shpjegoi se si askush nuk interesohet për ta, për të prodhuar pataten, kosto e farës, plehut kimik dhe taksave i ka shkuar 220 lekë të vjetra. Sot patatet nuk i shet dot as nën kosto, as me 110 lekë. Gëzimit dhe dhjetëra fermerë të tjerë qe takova, bllokimi i produkteve jo vetëm i ka çuar dëm punën, por i ka bërë të pamundur për të blere fara, plehra kimike, naftë etj., për sezonin e ri. “Më gjeni dikë t’i jap falas se nuk kam lek të paguaj për të pastruar magazinën” thotë Gëzimi, i cili nuk ka parë asnjë përfaqësues të qeverisë. “Mundi më ka ikur kot, të vras veten” shprehet ai
Sigal