Ferdinand Shehu: Alternativa e LZHK, të zgjidhim hallet e përditshme të qytetarëve

821
Fredinand Shehu, me profesion inxhinier mekanik, i martuar dhe me 3 fëmijë, me kualifikime shkelncore në fushën e energjisë së erës, ka mbajtur detryra të rëndësishme, si nëndrejtori i Përgjithishëm i ALUIZNI, drejtor i ALUIZNI i Tiranës, se dhe drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Trafikut Ajror, (sot Albkontroll), me aktivitet politik si kryetari i PD të njësisë 5, kandidat për deputet i PD në 2009 dhe sot në në Aleancën APPD, drejton fushatën e LZHK për gjithë Shqipërinë. Në intervistën për gazetën “Telegraf” Ferdinand Shehu, zbardh alternativën e LZHK për kontributin që do të japin këshilltarët e tyre në shërbim të komunitetit, të qytetarëve, të interesave të tyre. Ndaj ftoj qytetarët të votojnë numrin 8, në fletëvotime, LZHK.

-Zoti Ferdinand. Meqë ju jeni drejtuesi i fushatës elektorale të LZHK për gjithë Shqipërisë dhe kryesuesi i listëts së kandidatëve të LZHK për këshilltarë në Këshillim Bashkiak të Tiranës, cilat janë alternativat tuaja?
– Alternativa e LZHK për zgjdhjet e 21 qershorit është: Voto për komunitetin tënd. Puna e të gjithë këshilltarëve tanë, do të konsistojnë që të bëhen përfaques dhe zëri i qytetarëve në Këshillin bashkiak, për të përcjellë aty shqetësimin dhe problemet në hallen e përditshme, si edhe të kërkojnë zgjidhjen për të gjithë komunitetin. Nuk do të shkojë në një opozitizëm partiak boshe, por do të jetë elekuente në të gjithë veprimtarinë e saj për shqetësimet e komunitetit, si psh, për të patur një qytet të pastër, për një shërbim të shpejtë dhe cilësor në transportin publik, në madhësinë e bashkisë sot, që në dimensione sot është i madh në letër, por i vogël në shërbimin ndaj qytetarëve, për të rritur cilësinë dhe numërin e kopështeve dhe çersheve, për një infrastrukturë të parametrave bashkëkohore, krijimin e multiqendrave polifunksionalë në gjithë territorin e bashkive, për një kujdës efikas e efiçent për moshat dhe shtresat në nevojë. Do të këmbëngulim, që të lirohen 100 % trotuarët nga pushtimi i karrikeve të kafeneve dhe i tregëtarëve ambulantë. Dhe puna e këshilltarëve të LZHK do të rrahë në pulsin e shqetësimeve e halleve të të përditshmes të komunitetit, duke dëgjuar zërin e tyre në kontaktet e përditshme që kemi me qytetarët. Ndaj ftoj qytetarët të votojnë numrin 8, në fletëvotime, LZHK.
– Sa reale janë premtimet që jepen nga kandidatët, për gjithçka që nuk është bërë deri më sot, për komunitetin dhe qytetarët, por, nëse u japim votën atyre, ata premtojnë se do t’i realizojnë të gjitha brenda një mandate?
– Është bërë praktikë që në çdo fushatë elektorale, premtohet çdo gjë, pa e shoqëruar atë me faturë financiare, pa mbështetje në mundësitë reale të konkretizimit të premtimeve, por vetëm duke menduar që të maksimalizuar marrjen e votave, prandaj edhe premtimet e tyre janë aq të mira, sa edhe të pamundshme për t’u konkretizuar kurrë. Sepse nëqoftëse të gjitha premtime telektorale, do të ishin realizuar, nuk do të ripërsëriteshin sa herë, dhe ne do të ishim në toplistën e qyteteve më të përparuara e më të zhvilluara të Botës. Prandaj, këto premtimet e kandidatëve, nuk kanë qenë as për qytetarët, as për qytetin, por thjesht propagandë elektorale partiake, për të vjelë votën e rradhës. Ndryshe, LZHK-ja me premtimet që japim, i bazojmë në shqetësimet e përditshme të qytetarëve, që t’u japim zgjedhje konkrete këtyre problemeve në dukje të vogla, por që zgjidhin halle të mëdha të qytetarëve, duke ngritur cilësinë e jetës për secilin qytetar të kominitetit tonë.

– Cilët janë kandidatët tuaj për këshillat bashkiakë në bashkitë e vendit?
– LZHK ka paraqitur kandidatët e saj në 60 bashkitë e reja, dhe kemi 860 kandidatë. LZHK ka përzgjedhur si kandidatë për këshillat e bashkive figura intelektuale dhe ekspertët me përvojë të gjatë në organizimin e funksionimin e pushtetit vendor, personazhe të përzgjedhur mbi bazën e meritës dhe kontributeve, individë me reputacion dhe specialitete të dalluar në të gjithë fushat dhe sektorët, njerëz me integritet të lartë dhe të vendosur për të luftuar korrupsionin e të gjithë dukuritë negative, individë të lidhur ngushtë me komunitetin e të aftë për ti ndihmuar dhe zgjidhur hallet e shqetësimet e tyre. 
– Ju shpreheni se kandidati Halimi do jetë fituesi. Ku embështetni këtë optimizëm?
– LZHK mbështet të gjithë kandidatët e APPD për kryebashkiakë. Dr. Halim Kosova është një alternativë e re, është një personalitet që i ka dhënë qytetarëve të Tiranës, në gjithë kohën e punën e tij, një figurë e pastër morale, ndaj fjala e tij ka një besueshmëri te qytetarët dhe një alternativë e gjetur për qytetin tonë.
– Shumë shpenzime financiare vërejmë në ktë fushatë nga kandidatët e partive të mëdha.
– Kjo fushatë elektorale shihet si një fushatë e shpenzimeve maramendëse. Kjo lehtë verifikohet nga çdo votues i Shqipërisë. LZHK nuk është pjesë e këtyre shpenzimeve të mëdha financiare për fushatat elektorale, dhe natyrisht, të paligjshme, sepse kurrë nuk mund të justifikohen burimet e tyre, në një klohë kur shumë familje nuk sigurojnë të ardhurat për minimunin e jetesës, ku papunësia ka mbytur çdo shpresë te qytetari, dhe kur çdo familje sot nuk siguron dot as bukën e fëmijëve për sot. Ne duhet të jemi të besueshëm dhe transparent me qytetarët, duke filluar që nga vetvetja, nga shpenzimet që bëjmë në fushatë elektorale. Fushata elektorale e LZHK konsiston në takimin derë më derë me qytetarët, ku tërheqim prej tyre hallet e shqetësimet, por edhe mendimet e tyre se si duhet t’i zgjidhim realisht problemet. Ky është obligim për ço aktivist e kandidat të LZHK.
– Zoti Ferdinand. Meqë bëhet shumë fjalë për dekriminalizimin e kandidatëve, LZHK çfatë ka bërë për verifimikin e kandidatëve të saj?
– Të gjithë kandidatët tanë përmbushin kërkesat e pastërtisë së figurës duke qënë njëkohësisht promotorë e luftëtarë të vendosur të pastrimit të politikës nga individët me rekorde kriminale dhe me të kaluar të lidhur me sigurimin e shtetit.
Sigal